• |
ide | kryesore

“Black Panther”,700 milion$ për vetëm 2 javë

F1, Paparazzi, Slider, Stil



Edhe pse me një buxhet rreth 200 milion dollarë, premiera arriti të fitojë 202 milion dollarë në hapjen e filmit [periudha 3 ditore: E premte, e shtunë, e dielë].

Ndërkohë që në matjet e javës së dytë, rënia ishte 46% në 108 milion$ duke u kthyer në filmin e dytë më të shitur javën pasardhëse të premierës, pas “The Force Awakens” me 149 milion$.

Duke llogaritur të gjitha shitjet për 10 ditë, “Marvel” ka fituar “Black Panther” plot 400 milion$, gjë që e bën filmin e tretë më fitimprurës në histori në SHBA pas “Jurassic World” (404 milion $) dhe “The Force Awakens” (540 milion$).

Me llogaritjet e shifrave nga Kina dhe nga Japonia, në të cilat filmi ka mbledhur 300milion$, duke e çuar shifrën në SHBA në vlerën 700 milion$. Parashikimet për javën e tretë janë rreth 900 milion$ duke tejkaluar “Man of Steel”, “Logan”, “Justice League” dhe “Captain America: The Winter Soldier”. Ndërkohë “Black Panther” është në rrugë të mirë për të tejkaluar edhe “The Dark Knight” (1 miliard$), “The Dark Knight Rises” (1,1 miliard $) dhe “Iron Man 3″(1,2 miliard$).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *