• |
ide | kryesore

Çfarë është “vula apostille” që Greqia ia hoqi Shqipërisë

Lajme, Të fundit



Greqia vendosi të tërhiqet nga kërkesa për Vulën Apostille mbi dokumentat e lëshuara nga Shqipëria. Njoftimi u bë publik nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme si pjesë e negociatave me Athinën për çështjet e lëna pezull. Por çfarë është “vula apostille” që qeveria e Tiranës po e trumbeton si arritje të madhe?

Vula Apostile, apo më saktë Apostille (fjalë belge) e lindur nga një marrëveshje ndërkombëtare të quajtur Konventa e Hagës, nuk është tjetër veçse një vulë e standardizuar në përmasa e përmbajtje nga vetë konventa. Është një lloj legalizimi që autoriteti kompetent i një shteti i bën dokumentit publik duke e kthyer dokumentin në të vlefshëm edhe për shtetet e tjera që kanë nënshkruar konventën.

Pra Apostille është një legalizim i mundshëm i parashikuar vetëm për shtetas që vijnë nga vendet që kanë nënshkruar Konventën e Hagës së 5 tetorit 1961 lidhur me heqjen e legalizimit të akteve publike të huaja. Gjatë viteve konventa është ratifikuar dhe zbatuar nga shumë e shumë vende dhe parashikon që të mos kërkohet më legalizimi i certifikatave pranë autoriteteve konsullore, por të njihen si të vlefshme të gjitha ato certifikata që kanë të ashtuquajturën apostille të vënë nga autoritetet e vendit që kanë lëshuar dokumentin.

Në rastin konkret mes Shqipërisë e Italisë, duhet thënë që të dyja shtetet e kanë nënshkruar me kohë këtë konventë: Shqipëria e ka ratifikuar më 3 shtator 2003 dhe e ka futur në fuqi më 9 maj 2004 ndërsa Italia e ka ratifikuar Konventën më 13 dhjetor 1977 dhe e ka futur në fuqi më 11 shkurt 1978. Por Italia kishte paraqitur “rezervë” ndaj Shqipërisë më 9 mars 2004, ndaj mes këtyre dy vendeve nuk ishte e vlefshme Konventa. Pikërisht këtë rezervë tërhoqi Italia më 26 maj 2011. 

Related image

Apostille zëvendëson legalizimin pranë përfaqësive konsullore. Për pasojë nëse një person ka nevojë të sjellë në Itali një certifikatë nga Shqipëria, nuk ka nevojë të shkojë pranë ambasadës italiane për të kërkuar legalizimin, por mund të shkojë pranë ministrisë së Jashtme të Shqipërisë (autoritet i përcaktuar në aktin e adezionit të vetë Konventës) për të vënë vulën Apostille mbi certifikatë. Pasi ka kryer këtë procedurë, ajo certifikatë duhet të njihet nga Italia, sepse ajo tashmë e ka hequr rezervën që kishte ndaj Shqipërisë, pra zbaton Konventën e Hagës mbi të ashtuquajturën Apostille, dhe për rrjedhojë ajo certifikatë duhet të konsiderohet e vlefshme për ligjin italian, edhe pse nuk është përpiluar në gjuhën italiane (do të mjaftonte një përkthim i betuar që mund të bëhet edhe në Itali e t’i bashkëngjitet dokumentit).

Duhet saktësuar që Konventa përcakton heqjen e legalizimit të akteve publike të huaja mes të cilave bëjnë pjesë, të parashikuara shprehimisht, dokumentet që lëshon një autoritet apo një funksionar i administratës së shtetit (përfshirë prokurorinë, gjykatën), dokumentet administrative, aktet noteriale, deklaratat zyrtare që dëshmojnë një regjistrim, një autentifikim firme mbi një akt privat, por konventa nuk aplikohet për dokumentet e lëshuara nga një diplomat apo konsull dhe as në dokumentet administrative tregtare dhe të doganës.

Praktikisht janë një sërë dokumentesh për të cilat, falë konventës, nuk është i nevojshëm legalizimi në konsullatë, nëse u vihet e ashtuquajtura Apostille drejtpërdrejt nga autoriteti i Vendit që ka i ka lëshuar. Zakonisht bëhet fjalë për certifikata të ndryshme të Gjendjes Civile, që dëshmojnë lindje, vdekje, lidhje familjare, që herët a vonë u interesojnë thuajse të gjithë emigrantëve.
Në Shqipëri, autoriteti që vë vulën Apostille është një zyrë e posaçme e ministrisë së Jashtme.

Në Itali Apostille vihet në prefekturë për dokumente të lëshuara nga komuna, dhoma të tregtisë, Shërbimi Shëndetësor kombëtar, dhe në Prokurori për certifikatat gjyqësore. Praktikisht atje ku kërkohej legalizimi i një dokumenti italian para se ky të çohej në ambasadë apo konsullatë, po atje do të kërkohet që dokumentit t’i vihet Apostille, dhe më pas dokumenti të çohet drejtpërdrejt në Shqipëri.



1 Comment

  1. Nga wikipedia;
    Una certificazione rilasciata in base ai termini della convenzione è definita apostilla (originariamente dal latino a post illa, poi passata al francese apostille).
    Vjen nga Latinishtja dhe jo fjale Belge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *