• |
ide | kryesore

Dritëhijet e Artur Meçollarit/ Pse akuzohet për spiunazh koloneli që do negociojë detin

Kryesore



Artur Meçollari ra menjëherë në sy në delegacionin që shoqëroi Ditmir Bushatin në Korçë, ku u fol me Nikos Kocias për kufirin detar. Prania e oficerit në takim, shtonte dyshimet se biseda kishte kaluar në detaje teknike të kufirit dhe për këtë, Ministri i Punëve të Jashtme nuk ishte autorizuar nga Presidenti.

Por sapo emri i Artur Meçollarit doli mes negociatorëve të marrëveshjes së re me Greqinë, ai u kthye në strumbullarin e kauzës së opozitës për të delegjitimuar negociatat.

Si u shpall “spiun” Artur Meçollari

Lajmet e para se Artur Meçollari ishte spiun i ushtrisë dolën në mediat pranë opozitës. Burime të paidentifikuara flisnin për urdhërin e shkarkimit nga Ministrisë së Mbrojtjes në vitin 2012. Sipas tyre, Meçollari iu dha informacion shërbimeve të huaja partnere.

Deklarata e Sali Berishës nga parlamenti ishte direkte kundër Meçollarit.

“Dua të denoncoj me ashpërsinë më të madhe vendosjen në grupin negocioator të një ish spiuni të Forcave të Armatosura të Ushtrisë, i larguar pas dokumentimeve të pakundërshtueshme të SHIU dhe të dhëna të tjera, gjithçka realizuar me vendim të Prokruorisë së Përgjithshme dhe që ky agjent, ky spiun. Artur Meçollari siç ka të drejtë çdo shtetas kur ka të drejtë, nuk iu drejtua gjykatës, ai ka zgjedhur rrugën e xhepit apo rrugën e influencës së vendit ku ai merrte rrogën tjetër për t’u rikthyer në funksione nevralgjike të shtetit shqiptar…” u shpreh Berisha duke e konsideruar këtë një super-skandal.

Video më poshtë:

Kur u pyet në Studion e Hapur se ku i bazonte informacionet për Artur Meçollarin, Berisha u shpreh se fillimisht ishte njoftuar nga mediat.

“Më pas më erdhën informacione nga gjeneralë madhorë të ushtrisë shqiptare që pohuan të njëjtën gjë si mediat” tha Berisha.

Ish kryeministri la të kuptohet se Meçollari dyshohet si agjent i vendeve partnere dhe në këto raste ka një rregull etik.

“Ka një rregull në këto, kur janë midis vendeve partnere, kur janë midis vendeve edhe mike nuk dekonspirohen. Ky është një rregull. Për këto gjatë ditëve të ardhshme do t’i kërkoj Komisionit të Sigurisë të investigojë.”

Kolonel Ylli Zyla, ish-drejtor i Shërbimit Informativ të Ushtrisë përforcoi deklaratën e Berishës në Top Channel. Sipas tij, prania e Meçollarit në grupin negociator cënonte sigurinë kombëtare.

“Në cilësinë e ish-drejtorit të SHIU mund t’iu them se emir në fjalë është i papërshtatshëm në grupin e negociatorëve për marrëveshjen e detit me Greqinë. Etika profesionale nuk më lejon të them më tepër, por autoritetet dhe veçanërisht Presidenti i Republikës i ka të gjitha mundësitë të kuptojë papërshtatshmërinë e tij. Pjesëmarrja e tij në komision do të cenonte sigurinë kombëtare, pasi marrëvshje të tilla bëhen një herë në jetë dhe jo çdo ditë”, u shpreh kolonel Ylli Zyla.

Shpjegimi i zyrtarit të Ministrisë së Mbrojtjes për kontaktet me atashetë e huaj ushtarakë

Dyshimet janë se Artur Meçollari iu dha informacion përfaqësuesve të ambasadës amerikane dhe holandeze, për bazën ushtarake të Bisht-Pallës. Zëvëndësministri i Mbrojtjes Petro Koçi i përmendi akuzat, gjatë një prononcimi në emisionin Studio e Hapur në Neës24.

“Meçollari është akuzuar se ka bashkëpunuar me përfaqësues ushtarakë të vendeve aleate me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me atasheun ushtarak përkatës dhe me atë të Hollandës” u shpreh Koçi.

Një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes tha për Lapsi.al se Meçollari përflitet për disa takime që ka pasur me atashetë ushtarakë amerikanë dhe holandezë. Por ky zyrtar, që nuk pranoi të identifikohej, shpjegoi se kontaktet me atashetë e huaj kanë qenë të justifikuar për shkak të detyra që ka mbajtur Meçollari. Për Lapsi.al, zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes dha këto detaje si për takimet me atasheun ushtarak të ambasadës amerikane, ashtu edhe për atë holandeze:

“Gjatë kryerjes së detyrës si Komandant i Flotiljes Detare Jugore (Pashaliman 2007-2010) por sidomos Zëvëndëskomandant i Forcës Detare (Durrës 2010-2012), Artur Meçollari ka bashkëpunuar me Palën Hollandeze (Atasheun ushtarak dhe Menaxherin e DAMEN Shipyards për menaxhimin e projektit të prodhimit të anijeve STAN PATROLL 4207 (Clasi IIliria).

Gjatë kohës që ka qenë Komandant i Flotiljes Detare Jugore (Pashaliman 2007-20110), Artur Meçollari ka qenë bashkëdrejtues i dy stërvitjeve të përbashkëta me Forcat Detare Hollandeze (Albanian Lion).

Përpara vitit 2006, në Detyrën e Shefit të Planifikimit të Forcës Detare, ka menaxhuar hartimin e programit për blerjen e anijeve STAN PATROLL 4207 (Clasi IIliria).

Gjatë kohës që ka qenë Komandant i Flotiljes Detare Jugore (Pashaliman 2007-20110) ka qenë bashkëdrejtues i dy stërvitjeve të përbashkëta me Forcat Detare Hollandeze (Albanian Lion). Përpara vitit 2006, në Detyrën e Shefit të Planifikimit të Forcës Detare, ka menaxhuar hartimin e programit për blerjen e anijeve hollandeze, kur Komandant ishte Kristaq Gerveni.

Lidhur me takimet me Atasheun ushtarak të SHBA, takimet janë jo vetëm për shkak të detyrës, por edhe pasi Kapiten i Rangut të Parë Meçollari, ka përfunduar tre kolegje në SHBA, të sponsorizuara nga Departamenti i Mbrojtjes. Ai ka qenë gjithmonë i ftuar në të gjitha eventet që organizonte Zyra e Atasheut dhe ODC (Defence Security Office) të SHBA.

Por, gjatë viteve 2009-2012, ai kishte epror direkt Kundëradmiral Kudret Çela, nga i cili merrte dhe udhëzime, ku dhe raportonte për detyrat e ngarkuara. Më parë komandant i tij ka qenë Kapiten i Rangut të Parë Kristaq Gërveni” shpjegoi për Lapsi.al zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes.

Largimi nga detyra si Komandant në Bisht-Pallë dhe konflikti me qeverinë Berisha në 2012

Artur Meçollari ishte komandant në detyrë i Forcave Detare, kur refuzoi të nxjerrë nga “Plani i Përhapjes së Ushtrisë” bazën ushtarake detare të Bisht Pallës. Me nxjerrjen nga “Plani i Përhapjes së Ushtrisë” pronat në këtë zonë, mund të privatizoheshin dhe baza ushtarake të zhbëhej.

Për të njëjtën çështje ishte shkarkuar para tij admirali Kudret Çela.

Në një prononcim të vitit 2012 për gazetarin Arben Rrozhani, Artur Meçollari foli për herë të parë dhe të vetme për këtë çështje për shkarkimin e tij.

“Në urdhërin e lirimit nuk ka ndonjë gjë të shënuar. Isha zëvendës i admiral Kudret Çelës dhe e kam zëvendësuar nja 20 ditë. Nuk lëkundesha nga pozicioni i admiral Çelës” ka thënë Artur Meçollari në atë kohë.

Më i qartë ishte admiral Kudret Çela. Ai shpjegonte se kërkesa e Arben Imamit për nxjerrjen e Bisht-Pallës nga “Plani i Përhapjes” cënonte sigurinë kombëtare.

“Baza detare do të shkojë në Pashaliman, se çfarë do të bëhet e dinë ata të ministrisë së Mbrojtjes. Problemi im kryesor është se nuk ka siguri kombëtare në gjithë këtë hapësirë detare nga Sazani deri në Shëngjin. Ky shtet ka ca konventa ndërkombëtare që i ka miratuar dhe duhet tu përgjigjet atyre, sidomos në rastet humanitare” ishin fjalët e Kudret Çelës.

I pyetur se pse u shkarkua ai dhe Artur Meçollari, Kudret Çela përgjigjej shkurt: “Sepse kundërshtuam që të mbyllej Bisht-Palla”.

Baza Detare e Bisht-Pallës më herët kishte nisur të rindërtohej, duke u bërë e përshtatshme për ankorimin e anijeve luftarake. Sipas komandantëve, sugjerimet e ekspertëve të NATO-s ishin që baza të ruhej.

Çertifikata e sigurisë Cosmic Top Secret i NATO-s dhe vlerësimi nga Xhemal Gjunkshi

Burime të Lapsi.al nga Ministria e Mbrojtjes thanë se Xhemal Gjunkshi, ish Shef i Shtabit të Përgjithshëm refuzoi ta firmosë propozimin për shkarkimin e Artur Meçollarit në vitin 2012.

Edhe 6 vite më pas, Gjunkshi (sot deputet i Partisë Demokratike) dha vlerësimet maksimale për Artur Meçollarin si ushtarak.

“Si individ dhe si ushtarak, Artur Meçollari ka vlerësimet e mia maksimale, është overqualified, kanë investuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës jashtëzakonisht për kualifikimin dhe trajnimin e tij”, tha Gjunkshi në prononcimin për Panorama.

Artur Meçollari është i pajisur me certifikatën e sigurisë nga DSIK, si dhe certifikatën Cosmic Top Secret të NATO-s. Kjo certifikatë është e nivelit maksimal dhe zotërohet nga pak ushtarakë shqiptarë.

Përplasja me profesorët për kufirin detar

Artur Meçollari është autor i disa librave dhe artikujve për të drejtën e detit. Ai ka qenë Shef i Departamentit të Lëndëve Ushtarake dhe Pedagog i të Drejtës Ndërkombëtare të Detit në Akademinë e Detarisë në Vlorë (2000-2001).

Por gjatë një përballjeje me profesorët Ksenofon Krisafi dhe Pëllumb Xhufi, koloneli është kapur vazhdimisht në gabime. Në emisionin Top Show, me titullin “Shqipëri-Greqi, beteja për ujin” Artur Meçollari korrigjohet vazhdimisht nga profesorët, madje ata kanë qesur me lapsuset e tij.

Shiko videon më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=kUFslIg8tvw



15 Comments

    1. Nje gje nuk kuptoj, pse te rrime te zihemi ne a eshte ky spiun apo jo. Ta zevendesojme me dike tjeter dhe nderkohe me vone e sqarojme a ishte spiun apo ishte shpifje dhe nqs ishte shpifje te denohen ligjerisht shpifesit, por tani per tani nuk kemi arsye pse te rrezikojme dhe ta leme kete Mecollarin si pjese e delegacionit.Nuk do jete humbje e madhe, se nga video duket se ka shume mnagesi informacioni.Me mire do na bente pune te ishte njeri nga keta 2 profesoret si pjese e delegacionit se sa Arturi

  1. Nqs Artur Mecollari merr pjese ne takime ,sigurohuni qe te mos mbaje syzet qe do ai,sic i paska tek Top SHOW, sepse do kete vene kamera te fshehte.Ashtu ngjajne te pakten

  2. Pashë videon e Top Channel dhe jam i habitur se si ka arritur të jëhet nënkomandt i flotës ky Meçollari. Le që nuk mbante mend asnjë datë të saktë, që njerëz të rangut të tij duhet të jenë në gjendje ta thonë sapo ti zgjosh nga gjumi por, bënte dhe gabime elementare në mendim e shprehje. Për më tepër i qëndronte si mushkë atyre që thoshte edhe pse ja thanë disa herë që ishte gabim. Ndoshta merr vesh nga praktika e punëve të detit por nga ana juridike ishte zero. Shkuarja e rij si negociator është shumë e dëmshme sepse ai shkon me mendimin se nuk kemi kufi detar me Greqinë ndërkohë që duhet të shkonte me një mendim të saktë që kufi kemi dhe është ai që kemi që nga konventa e Firences por meqë Greku na ka kërkuar duhet vetëm të shkruajmë koordinatat në letër. Dhe atje në negociata duhet të mbrojë fort kufirin që kemi sepse më pak se aq nuk mund të marrësh…më mirë pa marrëveshje se me marrëveshje e me më pak hapësirë ujore nën kontroll.

  3. Pashë videon e Top Channel dhe jam i habitur se si ka arritur të bëhet nënkomandt i flotës ky Meçollari. Le që nuk mbante mend asnjë datë të saktë, që njerëz të rangut të tij duhet të jenë në gjendje ta thonë sapo ti zgjosh nga gjumi por, bënte dhe gabime elementare në mendim e shprehje. Për më tepër i qëndronte si mushkë atyre që thoshte edhe pse ja thanë disa herë që ishte gabim. Ndoshta merr vesh nga praktika e punëve të detit por nga ana juridike ishte zero. Shkuarja e tij si negociator është shumë e dëmshme sepse ai shkon me mendimin se nuk kemi kufi detar me Greqinë ndërkohë që duhet të shkonte me një mendim të saktë që kufi kemi dhe është ai që kemi që nga konventa e Firences por meqë Greku na ka kërkuar duhet vetëm të shkruajmë koordinatat në letër. Dhe atje në negociata duhet të mbrojë fort kufirin që kemi sepse më pak se aq nuk mund të marrësh…më mirë pa marrëveshje se me marrëveshje e me më pak hapësirë ujore nën kontroll.

    1. E cfare tha gabim koloneli? Me duket se profesoret “e ndritur” ishin komplet jashte loje dhe jo ushtaraku. Ushtaraku tha qe kufiri qe te quhet kufi duhet te kete kordinata ne harte. Perderisa nuk ke kordinata te hedhura ne hartat e gjithe botes detare atehere ai nuk eshte kufi juridik por eshte hamendje profesoresh. Profesori edhe thote kemi kufi edhe thote mire do ishte te kemi kordinata? Po cfare llogjike eshte kjo, edhe kemi por edhe skemi. Dhe ma quajn veten profesora se fryjne njeri tjetrin me lavderime. Ai tjetri thote un jam me profesorin se ai me ka mesuar dhe mua. Po ta ka mesuar gabim pra, se nuk paska per vete konceptin e kufirit. Edhe Enveri thoshte kufiri detar eshte 15 milje nga bregu kurse kur kalonte fllota amerikane kalonte 12 milje larg se nta njihte kufirin te harta deri ne 10 milje. Po kufiri detar do kordinata o profesorat e leshit qe kur te kaloje dhe nje anije nga kina ose afrika ta dije se ne cilin territor ndodhet. E mos beni te gjithe sikur keni mbaruar detarine se paskeni lexuar historine e romes lashte dhe na mbakeni mend dy data. Te mbash mend datat quhet memorje o shoku Rrapi nuk eshte domosdoshmerisht dituri apo zgjuarsi. Po cfare profesori je ti kur ai te thote jane bere operacione per cminimin e zonave dhe ti vetem per te gjetur dicka per te kundershtuar merresh me numrin e minave dhe thua nuk eshte gjetur asnje mine. Mund te mos jete gjetur ose ska pasur asnje mine por operacioni eshte bere ama o i ndrituri yne profesor qe ke frike se te bie hunda dhe paske frike se dikush di me shume se ty, qe ca gjera i dike si ta dashka qejfi ty. Mbani titujt mbani se na keni ndritur deri sot me titujt qe mbani.

      1. Ça fut kot ti more! Po Greqia me Turqinë nuk kanë kufi? Kufiri detar është 6 milje nga bregum çfarë koordinata kërkon tI Në ngushtica është vija e mesit. Problemi është te zona ekskluzive ekonomike që njihet për 12 milje e dikush si në rastin Enverit thoshte 15, grekët më duket e kanë bërë 16…po kjo ska rëndësi për muhabetin. Profesorët I thonë këtij leshit që kufiri ekziston dhe pa marrëveshje, ky leshi thotë vetëm me marrëveshje. More me Greqinë ne nuk kemi marrëveshje për kufirin tokësor por kemi kufi të njohur ndërkombëtarisht. Dhe ky kufi ka piramida që e tregojnë nga kalon kufiri …kush I vuri ato apo ranë nga qielli? Në rastin e detit greku sa ishte Enveri gjallë dhe n ditët e sotme nuk guxon të futet në anën tonë të mesit të kanalit të Korfuzit, pse?…. sepse përveç të drejtës ndërkombëtare ne kemi dhe protokollin e Firences që na ka caktuar se ku e kemi kufirin tokësor dhe detar me Greqinë.
        Kështu ju njerëzit e Meçollarit, kushërinj a çfarë trapin jeni boll na ç’të trapin duke mbrojtur këtë super trapin.

  4. O ju te lapsi.al dhe komentuese te ketij shkrimi! Ju nuk dini shqip,ju nukdini te perdorni komputerin si jeni ne gjendje ju te lexoni te kuotoni dhe me pas te komentoni per dicka qe nuk e kini idene! Na myti llymi ,analfaberizmi dhe berishizmi!

  5. Te gjithe Jane te mencur per asgje,tamam hic.A e dinin SA e rruan trapin Rama ose Basha oer keto mendime idiotesh.Edhe 10 vjet te tjera do te rrije Rama,per keta nevojtore qe shajne dhe dhjesin ne breket.

  6. Në partneritetin e NATO-s, ka padyshim qëndrime të përbashkëta të vëndeve antare, por ka edhe qëndrime specifike të mbrojtjes së interesave kombëtare por edhe të qëndrimeve të ndryshme politike bazuar tek ideollogjitë e majta e të djathta.
    Ka shembuj të shumtë që e ilustrojnë këtë të vërtetë, e është tepër naive ta mohosh këtë.

    A nuk kishte një qëndrim ndryshe të ministrisë së mbrojtjes franceze me NATO-n sa i takon konfliktit shqiptaro-serb në Kosovë ?
    Pati njoftime në ate kohë se oficerë francezë kishin dekonspiruar planet e NATO-s, për Serbinë e Millosheviçit.
    Nuk ka sepse të harojme se edhe midis gjeneralëve amerikanë të Pentagonit, pati qëndrime të ndryshme sa i takon përballjes me Serbinë. Disa mendonin që nuk mjaftonte vetëm sulmi ajror ndaj Serbisë se Millosheviçit por kjo duhej të shoqërohej edhe me ndërhyrjen e trupave tokësore deri në Beograd e disa të tjerë menduan e vendosën ndryshe.
    Problemi me Meçollarin më duket se ka të bëjë me dhënjen e informacioneve ndonjë zyrtari ushtarak hollandez apo amerikan të NATO-s, pa qenë i rekomanduar nga ministri shqiptar i mbrojtjes.
    Ky veprim për cilindo oficer apo ushtarak të botës, mund të konsiderohet si një veprim spiunazhi.
    Nuk ka rëndësi se ishte Bishti i Pallës apo Bishti i Ngjalës.
    Oficeri Meçollari ishte pjesë e FA të Shqipërisë që ka interesat e saj kombëtare e jo interesat e Hollandës e tek e fundit ishte i detyruar ti përmbahej kërkesave të ministrisë se mbrojtjes shqiptare..
    A nuk ishin “forcat ushtarake paqëruajtese” të Hollandës që bënë sehir dhe e lanë të bëhej masakra çnjerëzore e Srebenicës ?

  7. Veprimi me i poshter sot ishte ai i Mira Kazhanit qe hodhi tek grupi i presidentit gjasme pa dashje certifikaten e sigurise se z.Mecollari.

    Ky eshte personi respektuar, por Mira K beri nje veprim shume te ulet ne sherbim te Rames

  8. NESE ARTUR MECOLLARI NUK KA DASHUR TE DOREZOJE BAZEN E BISHT PALLES PER PRIVATEZIM FAZLLICEVE JEMI TURPI I BOTES QE E QUAJME SPIUN ATE DHE JO SALEN QE BOTERISHT ESHT I LIDHUR ME UDB NGA FISI I GRUAS TE GJITHE UDBSA
    ESHE ARBEN IMAMI I BIE TE JETE TRADHETAR E SABOTUES QE DONTE TA PRIVATIZONTE BAZEN
    PO ESHT ME
    THIRRR FOOORT
    PSE SPIUNET E VERTETE DALIN SI PATRIOTE
    O POPULL I TRASHE I POSHTER E INJIRANTE
    JU PO E SHKATERRONI VENDIN
    MECOLLARI DUKET ME INTEGRITET QE SKA DOREZUAR BAZEN !!!

  9. Keni vesh,kuptoni,ky Kapiten spo e njof,por qenga Agumentuesedhe kareshi te gjitheve,qenka ekspert,dhe e arsyetojka,qe tjeret nuk kan argument faktik,degjoni mire,Gazeta paska shkruar njeanshem,me qellim apo pa qellim!!!!!! Jam nga Kosova.

  10. Kam komentuar për këtë histori të dyshimtë të Meçollarit, duke u bazuar në njoftime mediatike se ai informacione të pa rekomanduara nga ministria e mbrojtjes e Shqipërisë, ja kishte dhënë disa zyrtarëve të vendeve “partnere” të NATO-s.
    Në një shkrim të gazetës Panorama sot, lexoj se ushtarakët “dixhitalë” që kanë informuar Berishën, flasin për informacione që ju ka dhënë Meçollari, jo partnerëve të NATO-s, por zyrtarëve të shteteve jo antare të saj.
    Ata akuzojnë edhe ish ministren e mbrojtjes, znj.Kodheli, se ka fshehur apo zhdukur dokumentat që e vërtetojnë këtë veprim spiunazhi flagrant.
    Pra puna qenka akoma më e komplikuar sa ç’është paraqitur.
    E pranojnë gazetarët shqiptarë se pothuajse të gjitha denoncimet që mer Berisha nga “qytetarët dixhitalë”, kanë rezultuar si të vërteta. E kështu është jo vetëm se e pranojnë këta gazetarë, por se pjesa më e madhe e denoncimeve të Berishës janë tashmë të vërtetuara për gjithë opinionin publik, do apo sdo Bushati.
    Lexova sot po në këtë gazetë, se vëllai i ish bodigardit të Berishës që mediat socialiste e kanë shfrytëzuar për të demonizuar ate, akuzoi Fatos Klosin se i kishte premtuar 100 mijë dollarë që të shpifte për Berishën e bile edhe që të bënte atentat ndaj tij…
    Ndërkaq Fatos Klosi këto kohët e fundit është bërë figura dominuese e mediave televizive shqiptare, e atij i kërkojnë këto media që të japë “gjykimet e tij të pa anëshme”, për politikën shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *