• |
ide | kryesore

Greqia heq Vulën Apostile ndaj Shqipërisë

Lajme, Të fundit



Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përshëndet vendimin e Greqisë për tërheqjen e rezervës për Vulën Apostile ndaj Shqipërisë me efekt të menjëhershëm. Tërheqja e rezervës për Vulën Apostile ka një impakt pozitiv praktik kryesisht për qytetarët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi duke lehtësuar dhe përshpejtuar procedurat e marrjes dhe përdorimit të dokumenteve të lëshuara nga institucionet shqiptare dhe greke, si dhe duke ulur ndjeshëm kostot e lëshimit të këtyre dokumenteve. Vetëm gjatë vitit 2017, kostot e përballuara nga qytetarët shqiptarë për shkak të aplikimit të vulës apostile nga autoritetet greke kanë kapur vlerën e 6.7 milionë euro. Ky vendim i qeverisë greke përbën një angazhim të përmbushur në kuadër të dialogut dypalësh Shqipëri-Greqi për çështjet e mbetura pezull prej një kohë të gjatë.  Përveç impaktit real në jetën e përditshme të qytetarëve, tërheqja e rezervës për Vulën Apostile, tashmë nga të gjithë vendet anëtarët e BE-së, krijon mundësi të tjera për ofrimin e shërbimeve konsullore moderne për qytetarët tanë që jetojnë në Greqi.



5 Comments

  1. Pershendet pidhin e motres tate, o karuc qe s’kupton ironine se pas kesaj “faljeje” fshihen gllaberime territoresh dhe transformim historie…

  2. Pershendet shpellen e motres tate, o kauc qe s’kupton ironine se pas “heqjes” fshihen gllaberime territoresh dhe transformim historie…

  3. Pershendet shpellen e motres tate, o karuc qe s’kupton ironine se pas “heqjes” fshihen gllaberime territoresh dhe transformim historie…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *