• |
ide | kryesore

Kërkesa e PD: Ti ndërpresim mandatin prokurorit te zgjedhur në mënyrë antikushtetuese

Lajme, Të fundit
Oerd-Bylykbashi_3.jpg



Në Komisionin e ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit po shqyrtohet kërkesa e Partisë Demokratike për ndryshimin e Kushtetutës për zgjedhjen e prokurorit të ri të përkohshëm dhe mbarimin e mandatit të Arta Markut. Mbledhje do të bëhet diskutimi nen për nen, në tërësi dhe miratimi i raportit për paraqitjen në seancë plenare.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi tha se seanca e 18 dhjetorit, datë në të cilën u zgjodh edhe kryeprokurorja Arta Marku ishte një ndër situatat më të paprecedente.

Jemi ne momentin me te rëndësishëm te vendimmarrjes e cila duhet të përmbledhë dhe përgjegjshmërinë e parlamentit shqiptar. Janë propozime që zgjidhin ngërçin e krijuar. Seanca e 18 dhjetorit ka paraqitur një nder situatat me te paprecedente lidhur me kushtetutshmërinë e shtetit shqiptar. Një antikushtetutshmëri po çon në një antikushtetutshmëri tjetër. Ta vëmë ne shine kushtetuese procesin e hetimeve penale. Te evitojmë qe ne te ardhmen e afërt jo te largët sistemi i prokurorisë te mos hyje ne një vale tërmetesh. Propozimi ynë është te kthejmë Prokurorin e Përgjithshëm ne shinën kushtetuese. Ti ndërpresim mandatin prokurorit te zgjedhur ne mënyrë antikushtetuese . Fillojme nje procedure kushtetuese me veting për të gjithë kandidatët. e zgjedhim prokurorinë ri me shumicën e cilësuar prej 3/5. Sapo Këshilli i Lartë i Prokurorisë te ngrihet siç duhet te zgjedhim prokurorin e përgjithshëm me mandat 7-vjecar”, – tha Bylykbashi.

 



5 Comments

  1. Mos u lodhni kot ju te PDs se nuk ja u var me njeri tani..
    Me keto cic-mice qe beni ju vetem sa i zmadhoni damken vetes is grupimi politik qe e ka kundershtuar dhe po e kundershton reformen ne drejtesi.
    Nuk e ka ne dore parlamenti ate pune.. Markun e vendosi Amerika dhe po ti mbushesh mendjen Amerikes dhe mund ta heqesh..
    Me ven shume keq qe dikush tjeter vendos per fatet tona .. por ne kete derexhe e sollet politiken shqiptare ju te pafytyret per 27 vite .
    Per cdo gje shkonit dhe qyrraviteshit tek te huajt duke share , ankuar , akuzuar kundershtaret tuaj. Mendo, kush nuk i coi leter dhe u ankua tek ambasades amerikane si per pronat ashtu dhe detin , si per problemet partiake ashtu dhe problemet e rendit dhe te sigurise.
    Jemi ne qe ju dhame kete status te huajve dhe tani eshte shume shume vone tu themi ‘kete pune e vendosim vete’…
    Pra mos u lodhni kot se Marku nuk hiqet.

  2. Ore, ju te PD-se, sec degjuam nje lajm perpara ca ditesh, qe nje politikani te larte shqiptar I jane gjetur 80 ml Euro ne sistemin bankar te Anglise. Pse nuk insitoni qe te dali ky informacion e te thuhet se kush na qenka ky edepsez qe paska bere aq leke, sa te mbaje shteti per dhjete vjete, fondin e ndihmes ekonomike. Ky paska vjedh aq shume saqe po te llogarisesh dhe palet e tjera te perfshira ne kete shume, I bie qe shifra reale e abuzimit mund te shkoje me teper se gjysem miliardi euro.

    Me cudit fakti qe Monika ka ca dite qe spo ndihet fare dhe LSI sikur eshte bere squk keto dite. del dhe vetem ben ca gek mek pa vlere. Ca ka ndodhur valle?

    Berisha eshte bere si bishe e po sajon lloj lloj dizinformatash qe te beje cmos mos te arrihet marrveshja me Grqine. Ku e ka hallin? Pse nuk do qe njerez te caktuar nuk duhet te marrin pjese ne diskutime? Cfare halli ka? A ka lidhje kjo situate me mos pranimin e negociatorit ne dhenien e pronave te ushtrise tek Fazllic?

    Folni ore plera. Pastroni partine, se skeni per te marre me voten ju qe jeni te mbytur ne leke duke lene nje popull ne varferi mjerane. Nuk presim nga ju qe te pastroni partine socialiste, nese nuk pastroni Partine Demokratike. Rregulloni shtepine tuaj perpara se te pretendoni te rregulloni shtepite e te tjereve.

    Zagara!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *