• |
ide | kryesore

Kullat/ Si kanë ndryshuar alibitë e Veliajt

Kryesore, Lajme
erion-veliaj.jpg



Edhe në daljen e tij të fundit publike në emisionin “Opinion”, Erion Veliaj u mundua t’i bishtnonte premtimit spektakolar se ai nuk do të jepte leje ndërtimi në një Tiranë tashmë të mbingarkuar dhe me plot 8 mijë apartamente të pashituara.

Lapsi.al i është kthyer edhe njëherë videos së këtij premtimi dhe e ka krahasuar atë me dredhitë që Veliaj ka përdorur më pas.

Ai filloi të japë leje ndërtimi dhe tha se apartamentet që kishin mbetur bosh u shitën, prandaj ai u detyrua të japë leje për kulla në qendër.

Por ashtu sikurse shihet në videon e fushatës se 2015 ai e kishte parashikuar edhe këtë.

Ai thoshte atherë se Tirana ishte aq e mbingarkuar, sa edhe nëse do duhej të zgjerohej,  kjo duhej bërë drejt periferisë dhe jo më në qendër. Por, tsni ai po i jep lejet për kullat pikërisht në qendër aty ku dhe pazari është më i madh.

Dhe për këtë ka gjetur justifikimin e dytë qesharak. Duhet të ndërtojmë lart, sepse ajër kemi me shumicë ndërsa truall me pakicë. Mos e humbni këtë videomontazh që nxjerr bllof njeriun që kërkoi të mbahet mend si mbjellësh pemësh, por që përfundoi si batakçi betoni…

©Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?v=DiHPuZ6OPQc&feature=youtu.be



6 Comments

  1. Te gjithe médiat Jane kriminale.Keta i ngriten lapidar kur bente ate teater-palacon me Mjaft,e pompuan sikur ky bastard te ishte Skenderbe.Ore njerez, edhe gazetare qofshi,po shifeni bre cfare surratit ka pastaj flisni per te.Per kujtese,KY Velija Nuk u be sot I Tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *