• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Meta refuzon sërish kërkesën e Bushatit për plotfuqinë

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta refuzon sërish kërkesën e Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme për të dhënë protfuqishmërinë për negociatat me Greqinë për kufirin detar. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 ai tha do të përmbushë detyrën e Presidentit si nga ana institucionale dhe nga ana kushtetuese dhe për këtë ka kërkuar informacione të tjera shtesë.

“Meqenëse ju që udhëhiqni emisionin vendosët ta hapni me këtë çështje, ajo që mund tju them është se Presidenti do të bëjë gjithçka për të përmbushur detyrën e tij, kushtetuese dhe institucionale” – tha Meta.

“Janë kërkuar materiale të tjera shtesë. Duhet të jemi të transparentë. Kemi bërë të qartë se çfarë kërkohet nga Presidenti. Pastaj ka pasur një reflektim nga MEPJ i cili në disa elementë është vlerësuar për t’u plotësuar më tej” – tha Meta. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Pavaresisht Lojrave sikur jane zene me Gjitonin (Greqine) qe Pushtetaret dhe Politikanet Shqiptare kane bere gjate ketyre 27 viteve VESHTIRE te Besohet se Meta si President dhe si Mik apo i Zgjedhur me “Votat e Tyre” President do te Kundershtoje, Perkundrazi Mezi Pret qe Emri i Tij te Rradhitet ne Mbeshtetesit e Greqise!? Po ashtu dhe Rama LUAN si nje “DIPLOMAT” i Madh me Presidentin Turk (A Thua se Erdogan Nuk e Di qe Rama eshte FILO GREK) dhe nga ana tjeter Gjithcka qe “Ju Kunderve” Greqise doli qe ishte Fals dhe Pa Mbeshtetjen e Tyre Ai NUK ECEN DOT!? TE DY SE BASHKU DUAN TI FALIN GREQISE PASURINE NENUJORE NE MARREVESHJEN DETARE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *