• |
ide | kryesore

Luftë në Vlorë/ Tre të plagosur me pistoleta dhe kallashnikovë (FOTO)

Lajme, Të fundit



Tre persona janë plagosur pasditen e sotme në Vlorë teksa po udhëtonin me makinë, kur disa persona nga një makinë tjetër hapën zjarr mbi ta me pistoleta dhe kallashnikovë.

Të plagosurit janë shtruar në spital dhe njëri është në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, ndërsa raportohet se makina ndaj së cilës u qëllua me armë zjarri është e tipit ‘Fiat Punto’ me targa italiane DJ 252 RC.

Makina është qëlluar në lëvizje nga një tjetër mjet pranë Kishës Ortodokse, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *