• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta historiani i estetikës dhe ish-drejtori i Galerisë së Arteve Gëzim Qendro

Lajme, Të fundit



Kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, ish-drejtor në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gëzim Qendro është ndarë nga jeta sot, pas një sëmundje të rëndë.

Lajmin e hidhur e ka njoftuar ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro duke shkruar në rrjetin social Facebook:

Trishtim i madh! Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundje të rëndë dhe shume para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gezim Qendro. Le vepra shume te mira mik! Por edhe na le një boshllëk te madh njerëzor e miqësor siç vetëm fisnikët munden. Je i pazëvendësueshëm! Lamtumire!”, – shkruan Kumbaro.

 



1 Comment

  1. U prehte i qete,dhe ne paqe.Kjo Mirela,na paska shume miq,por po na i tregon ,vetem mbasi largohen nga kjo bote,ndersa te gjallet,as nuk begenis t’i takoje dhe jo me te diskutoje me to.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *