• |
ide | kryesore

Nora Istrefi tregon arsyen pse anuloi bashkëpunimin me Irkencin

Paparazzi, Slider



Para disa javësh, Nora Istrefi na njoftoi se do të rikthehej sërish në tregun muzikorë, në një bashkëpunim me këngëtarin Irkenc Hyka.

Por kënga me titull “Tymi i Dashurisë” është pranë publikimit dhe në imazhet e publikuara nga Hyka, mungonte emri i këngëtares. Një ditë më parë u përfol se një mosmarrëveshje mes këngëtarëve mund të kishte sjellë anulimin e projektit, por një gjë të tillë e ka shpjeguar së fundmi vetë Nora Istrefi në një prononcim për “Prive.al”. “Kënga nuk është bërë kurrë për mua që të jetë e anuluar. Në këngën e këngëtarit në fjalë, me ftesën e tij kam provuar të futem si mysafire dhe në video po ashtu, por ishte diçka që nuk i flinte natyrës sime, as personalitetit e as zhanrit. Kaq e thjeshtë: provon diçka, e sheh që nuk është për ty dhe tërhiqesh. S’e besoj që është krim.”-ka thënë duke qeshur në fund Nora Istrefi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *