• |
ide | kryesore

‘Pagova për seks me Megan Fox dhe Candice’ biznesmeni padit agjencinë australiane (FOTO)

Paparazzi, Slider



Një biznesmen kinez ka paditur një agjenci australiane të eksortave për mashtrim, duke i shkaktuar një dëm prej 3.7 milionë dollarësh.

Biznesmeni Yu Xu pretendon se ka paguar në total 3.7 milionë dollarët për “Royal Court Escort” për shërbime seksuale nga aktorja Megan Fox dhe modelja Candice Swanepoel. Xu thotë se një agjente e agjencisë i premtoi se përkundrejt shumave të caktuara mund të përfitonte shoqërinë e yjeve hollivudianë dhe të pasarelave të modës, ku në “paketë” përfshiheshin edhe marrëdhëniet intime.

“Ramë dakord që nëse unë paguaja shumën në fjalë, agjencia do të më siguronte takimin me Megan Fox, Candice Swanepoel dhe Angelababy si eskorta për shërbime seksuale”, thuhet në deklaratën e biznesmenit kinez. Çështja ka përfunduar në një gjykatë në Sidnej.

Image

© SYRI.net



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *