• |
ide | kryesore

Pas djalit ndërron jetë dhe vajza e Bill Cosby

Paparazzi, Slider



Aktori komik Bill Cosby është vënë në shënjestër këto vitet e fundit për ngacmime seksuale, por së fundmi u përball me humbjen e vajzës së tij.

Ensa Cosby, vajza e tij 44-vjeçare humbi jetën të premten, pas një sëmundjeje në veshka. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i aktorit, Andrew Wyatt, i cili foli pasditen e të hënës për vdekjen e saj. Ensa tha ai ka vuajtur nga veshkat gjatë gjithë jetës së saj.

Tragjedia vjen një muaj pasi gjykata vendosi që i ati të rigjykohet për ngacmim seksual në Pensilvani në prill.

Ky është fëmija i dytë i Bill që humb jetën, pasi Ennis, djali i tij u vra në 1997, në Los Angeles.

Ensa u mbështet gjatë sëmundjes së saj nga prindërit, Bill dhe Camille, vëllezërit e motrat Erika, Erinn dhe Evin, si dhe bashkëshorti i saj, Martin McLean.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *