• |
ide | kryesore

Protesta në Ukrainë, 14 policë të plagosur nga bombat molotov

Planet



14 policë kanë mbetur të plagosur nga përleshjet me protestuesit anti-qeveritar në Kiev.

Protesta ka qenë e dhunshme. Sipas njoftimit të policisë, konflikti nisi pasi policët ndaluan protestuesit që të djegin goma pranë Parlamentit.

Në këtë moment, protestuesit filluan të gjuanin policinë me gurë dhe bomba molotov. Policia në Kiev thotë se për këtë rast është nisur një hetim.

Në seancën plenare të mbajtur sot, ligjvënësi ukrainas, Anton Herashcheko tha se përleshjet janë “provokim” dhe akuzoi partinë opozitare Lëvizja e Forcave të Reja për organizimin e protestave, njofton rel.

Kjo parti, që udhëhiqet nga ish-presidenti gjeorgjian, njëherësh ish-guvernator i rajonit Odesa të Ukrainës, Mikheil Saakashvili, ka mohuar përfshirjen në këto protesta. Saakashvili është dëbuar nga Ukraina më 12 shkurt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *