Spitali Rajonal i Vlorës është blinduar mbrëmjen e së martës nga Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë. Masat janë marrë pas atentatit të ndodhur në lagjen “28 nëntori” ku u plagosën 3 persona.
Të plagosurit janë Elis Llanaj 26 vjeç, Taulant Beqiri 28 vjeç dhe Gazmend Canaj 26 vjeç. Burime nga spitali i thanë lapsi.al se Gazmend Canaj ndodhet në gjendje të rëndë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19.00 në zonën pranë Kishës Ortodokse. Sipas dëshmitarëve 3 personat u plagosën në një shkëmbim zjarri. Të njëjtat burime shtuan se disa persona nisën të debatonin dhe më pas u dëgjuan të shtënat. ©LAPSI.al
C’eshte kjo video idiote ??? O Lapsiiiii
10 sekonda nje furgon policie …O Lapsiiii
Jeni bere komplet…v.k.