• |
ide | kryesore

Zbulohet krimi makabër në Fier, burri mbyti me litar gruan. Më pas tentoi ta fshehte si vdekje nga tensioni

Lajme, Të fundit



Policia e Fierit ka zbardhur krimin makabër që ndodhir në janar të vitit 2017. Vdekja e 74-vjeçares Verke Velaj, e cila fillimisht u deklarua si vdekje natyrale pasi vuante nga hipertensioni dhe problemet e zemrës, rezultoi se në fakt ishte një vrasje. Pas hetimeve policia zbuloi se ajo ishte mbytur me litar nga bashkëshorti, Namik Velaj. Ky i fundit pasi kishte kryer edhe të gjitha ritet duke e veshur dhe rregulluar për të kryer ceremoninë e varrimit, njotoi mjekun e familjes dhe mjekun përgjegjës që duhet të firmoste kartelën e vdekjes. Por vëllezërit e viktimës ngritën dyshime pasi vunë re shenja dhune në qafën e 74-vjeçares. Pas kësaj bënë kallëzim në Prokurorinë e Fierit. Cështja i kaloi për hetim Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila dokumentoi se autori i krimit është bashkëshorti i të moshuarës. Nën akuzë është edhe mjeku Ilir Tanku, i cili ka firmosur kartelën e vdekjes.

©LAPSI.al 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *