• |
ide | kryesore

610 kilogram kokainë në kamionin me banane, vëzhgimi nga Kolumbia në Durrës

Lajme, Të fundit



Kamioni ku u gjetën 613 kilogram kokainë në Durrës ishte i ngarkuar me banane. Burime nga porti i Durrësit thanë se zyrtarisht, kamioni do të transportonte bananet nga Kolumbia drejt Italisë, por që një muaj më parë, autoritetet kishin informacion për ngarkesën me kokainë.

Në kamion  ishte vendosur një pajisje GPS dhe mjeti mbahej nën vëzhgim në çdo lëvizje.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit që ka deklaruar se nuk kishte dijeni për mbi 600 kilogram kokainë që transportonte në kontenierët që vinin nga Kolumbia. Informacionet për autoritetet shqiptare u dhanë nga shërbimet gjermane dhe ato holandeze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *