• |
ide | kryesore

Detajet e reja/ Kamioni me 500 kg kokainë, droga ishte futur 3 ditë më parë në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Të tjera detaje dalin në dritë nga sasia e kokainës e sekuestruar mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit. Në një kamion që ishte nisur drejt vendit fqinj, Italisë, u gjetën të fshehura mbi gjysmë ton kokainë, sasi kjo më e madhja e kapur ndonjëherë në territorin shqiptar.

Sasia e kokainës prej 526 kg ishte futur në Shqipëri tre ditë më parë, ndërsa polica shqiptare ishte vënë në dijeni nga agjencitë partnerë jashtë vendit, nga Spanja, Gjermania dhe Holanda, që një sasi e madhe droge do të hynte në Shqipëri.

Lidhur me këtë rasti ishte vënë në dijeni edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ndërkohë mbrëmë në darkë është bërë e mundur kontrolli i kamionit, ku transportohej kokaina. Gjatë natës u peshua sasia e drogës, procedurë që u mbikëqyr edhe nga një prokuror i Krimeve të Rënda.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *