• |
ide | kryesore

I ftohti ekstrem/ 24 viktima në Europë

Planet



Deri tani, të paktën 24 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të acartë në Europë.

Në Poloni raportohen 9 viktima, në Francë raporohen 4, në Lituani 5, në Republikën Çeke 3, 2 në Rumani dhe 1 në Itali.

Rënia e ndjeshme e termometrit gjatë natës bëri që udhëtarët në pjesë të ndryshme të Europës të përballen me kushte tejet të vështira qarkullimi.

Problemet nuk kanë kursyer as linjat hekurudhore. Si të mos mjaftonte vala e parë e të ftohtit, Spanjës iu desh të përballej edhe me një front të dytë ngricash që mbolli kaos e detyroi shpalljen e emergjencës nga bora në të paktën 20 provinca. Situata është ende larg qetësimit, ndaj autoritetet i kanë nxitur banorët të shmangin rrugëtimet e konsideruara jo të domosdoshme.

Në rastet kur janë vërtet të detyruar të marrin makinën, ata këshillohen të mbajnë me vete batanije, pije të ngrohta, ndërsa të tjerëve, nëse munden, u kërkohet t`i hedhin një sy fqinjëve të moshuar për të verifikuar gjendjen e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *