• |
ide | kryesore

Kapet kamioni me 500 kg kokaine në portin e Durrësit, kishte destinacion Italinë

Lajme, Të fundit



Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit. Nga të dhënat paraprake, mësohet se droga është gjetur në një kamion, i cili kishte si destinacion Italinë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia kufitare, u zbulua se brenda në kamion ishin fshehur gjysmë ton kokainë, konkretisht 526 kg.

Ndërkohë në polici janë shoqëruar disa persona, të cilët po merren në pyetje nga policia lidhur me ngarkesën në fjalë. Deri më tani nuk dihen detaje nga operacioni në fjalë. Sakaq, pritet një deklaratë zyrtare nga policia.

 



1 Comment

  1. Ore, hallall qe e kapen kur po dilte. Po si mutin hyri ne Shqiperi? Kokaina po behet me problem se hashashi.

    Te pakten hashashi eshte me I lire dhe ste krijon varesi dhe problem si kokaina apo hernia.

    Nga hyn tere kjo sasi e madhe? Kur kapen 500 kg ne nje kamion dhe me dhjtra raste shperndaresish neper Shqiperi

    me 100 gr me 1 kg, me 20 gr, ketu u beka name. Ca ben policia, ca ben Sigurimi, cfare bejne doganat?

    Ketu kushedi se cbehet me gjera te tjera si armet, pastrami I parave. Po te pakten ta shperndajne kete

    pasuri te akumuluar se jane bere te babezitur. Te investojne te punesojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *