• |
ide | kryesore

Kapja e 613 kg kokainë/ Kryemadhi thirrje Ramës të gjejë një avokat të mirë

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i bën thirrje Edi Ramës të gjejë një avokat të mirë për veten dhe ndonjë nga miqtë e tij, pasi e akuzon se 613 kg kokainë që u kapën sot në Maminas, implikojnë vetë atë.

Sipas Kryemadhit, ‘Kryeministri i drogës’ sot ka frikë. Kryemadhi thekson se kjo sasi droge rekord nuk do të kapej nëse nuk do të ndërhynin partnerët ndërkombëtarë.

POSTIMI I PLOTë I MONIKA KRYEMADHIT: 

Sa frikë paska sot Kryeministri i Drogës!

Me gjithë angazhimin e policisë dhe prokurorisë, të dyja këto struktura do e kishin të pamundur kapjen e një sasie kaq të madhe droge pa ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, ndërkohë që për vite me radhë, nën hundën e tyre, janë trafikuar qindra e mijëra tonelata kanabis dhe drogë.

Kryeministri ka frikë të thotë se ky aksion është kryer me ndihmen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, të atyre që vetëm dy ditë më parë paralajmeruan lidhjet e rrezikshme të politikës me trafikun e lëndëve narkotike.

Edi Rama tashmë është i tmerruar nga hetimet e mëtejshme të kësaj sasie kokaine të paparë ndonjëherë në Shqipëri, sepse e di mirë që fijet dhe lidhjet e kokave të trafikut nuk janë as punonjësit e portit dhe as ata të kompanisë modeste.

Diku më lart e më thellë gjenden ata që e drejtuan dhe dhanë garanci për transportin e një sasie të ngjashme me ato të filmit “Narcos”.

Ndaj patetizmat e tij në FB dhe lëvizjet e kukullave të tij në qeveri e polici vështirë se do e shpëtojnë këtë herë shefin e madh nga hetimet që me ndihmen e partnerëve ndërkombëtarë nuk do të mundin të mbulojnë dhe fshehin lidhjet okulte të kreut të qeverisë me botën e errët të krimit.

Ndaj më mirë se të shkruajë shfajësimet e dikujt që ka rënë në çarkun e zullumeve të drogës, që e sollën dhe e mbajnë në pushtet, Edi Rama le të gjejë një avokat të mirë për veten dhe ndonjë nga miqtë apo bashkëpunëtorët e tij.



2 Comments

  1. Kjo duhet te marri autorizim nga Meta per cdo gje qe nxjerr nga goja mbase permireson diskursin politik dhe te japi ndonje mesazh kuptimplote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *