• |
ide | kryesore

Kokaina në Durrës, dyshohet për 600 kilogram të kapur

Lajme, Të fundit



Duket se kemi të bëjmë me një sasi gati të pabesueshme të kokainës të bllokuar në Portin e Durrësit. Burimet thonë se janë më shumë se 600 kilogramë kokainë që u gjet në kontenierin e një kamioni, i cili mësohet se është vetëm transit në tokën shqiptare dhe po bëhej gati të vendosej në anije, prej nga do të nisej drejt Italisë.

Autoritetet shqiptare janë lajmëruar nga partnerët e huaj, nga shërbimet holandeze dhe gjermane për sasinë më të madhe të kokainës të kapur në vendin tonë.

Nga hetimi, dyshohet se kokaina ka ardhur nga Kolumbia. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar pamjet e para 45 ditëve.

Mësohet se Prokuroria administronte të gjithë dokumentet e hyrjes së mjeteve në Portin e Durrësit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *