• |
ide | kryesore

Kunjat e Bushatit/ Meta do të dalë para deputetëve për negociatat me Greqinë

Lajme, Të fundit



Përfundimisht mes Presidentit të Republikës dhe Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme marrëdhëniet janë tensionuar në kulm. Kunjave dhe ironisë së Ditmir Bushatit në komisionin e Jashtëm, kreu i shtetit është gati t’i përgjigjet flakë për flakë.

Zedhenesi i Presidentit, Tedi Blushi i pyetur nga Lapsi.al tha se “Presidenti Ilir Meta është gati të shkojë në çdo kohë në Parlament kur ta kërkojë komisioni i jashtëm” dhe se “Meta eshte gati në çdo kohë t’iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve”.

Presidenti ka kthyer dy herë për plotësim kërkesën për autorizim që i drejtoi Bushati, për negociatat me Greqinë për kufirin detar.

Gjatë mbledhjes së komisionit, Bushati e etiketoi presidentit me fjalët “i shkreti”, ndërsa ironizoi se nuk mund t’i jepte zgjdhje tre çështjeve “ego, paranoja dhe Saliu”, një shprehje të përdorur disa kohë më parë nga Edi Rama për Ilir Metën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *