• |
ide | kryesore

Maturantët, një provim më pak

Lajme



Në vitin 2019 maturantët do të zhvillojnë vetëm 1 provim me zgjedhje, jo më 2, siç ka ndodhur që nga viti 2006, kur në sistemin e mesëm arsimor u aplikua për herë të parë testimi përmes parimit meritë-preferencë.

Kjo është bërë e ditur përmes një udhëzimi të firmosur më datë 14 shkurt të këtij viti nga Ministria e Arsimit, ndërsa ky vit do të jetë i fundit ku maturantëve do t’u duhet të kryejnë 2 provime me zgjedhje.

Maturantët e vitit 2019 do të japin 2 provime të detyruara, njësoj si praktika klasike e maturës, që janë gjuha shqipe, letërsia dhe matematika dhe 1 provim me zgjedhje, që mund të jetë e ndryshme për çdo kandidat, njofton ata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *