• |
ide | kryesore

Policia e Shtetit i përgjigjet Bashës: Shprehim keqardhjen për sulmin e kryetarit të PD, luftë politike

Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka shprehur keqardhjen për sulmin e kryetarit të Partisë Demokratike, lidhur me operacionin e suksesshëm të kapjes së një ngarkese me kokainë, e cila rezulton të jetë sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në vendin tonë. Në një njoftim për mediat policia shprehet:

Operacioni është kryer në bashkëpunim me Hetimin Doganor, që në bazë të analizës së riskut ka sinjalizuar Policinë e Shtetit, për një dyshim të arsyeshëm lidhur me mjetin që transportonte drogën e ardhur nga Kolumbia, përmes Italisë e Maltës. Ky operacion është një sukses i padiskutueshëm i agjencive ligjzbatuese shqiptare, që është finalizuar falë bashkëpunimit intensiv me Hetimin Doganor dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda.  Në këtë rast, i gjithë operacioni nga fillimi në fund është kryer pa asnjë përfshirje të partnerëve tanë ndërkombëtarë. Prandaj është jo vetëm e pakuptueshme, po edhe denigruese ndaj Policisë së Shtetit dhe jo vetëm, që një drejtues i opozitës të angazhohet në një sulm tërësisht absurd, pikërisht në rastin më të mirë për të vlerësuar e përgëzuar punën e policisë e të agjencive të tjera ligjzbatuese të Shqipërisë. Lufta e Policisë së Shtetit kundër krimit te organizuar e trafikut te drogës, ka hyrë në një fazë të re, ku rezultatet janë të dukshme e konstante dhe do të konsolidohen në vazhdim. Duke e konsideruar përfshirjen e Policisë së Shtetit, në shënjestrën e luftës politike si të dëmshme jo vetëm për trupën e policisë, po për mbarë shoqërinë Policia e Shtetit hedh poshtë çdo akuzë dhe insinuatë politike në adresë të saj dhe i siguron qytetarët se do të vijojë të zbatojë e të mishërojë forcën e ligjit për një Shqipëri të sigurtë, me rend e qetësi të garantuar për të gjithë.” – thuhet në njoftimin e policisë.



1 Comment

  1. Me rend e qetesi, garantimi i policise, por me fjale, se me ate qe po shohim e po dedjojme jemi larg nga premtimet. E po te futemi te droga, zotrite e policise ku i kane ata qe jane ne kerkimnga policia, e brenda saj.Nuk personifikohet e tere policia ne mungesen e veprimeve, apo mos veprimeve, ketu eshte fjala per kapot, drogmenet bose qeveritare, apo ata qe kane lidhje e komandohen nga pushtetaret.Per zotesine tuaj jua tha krye prokurori ihetimit te anti droges italiane, se c;lidhje ka droga me shtetaret tane, andaj zoterinj, kapo te policise pranojeni edhe situaten, e gjendjen eqarkullimit, se nga kush behet, e ku vene, e ku do shkojne parat e krimit. Mos harroni partneret qe po na i mohoni ne rastin konkret, se kur te dale tymi, atehere ju judel zjarri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *