• |
ide | kryesore

Projekti/ Vitin tjetër austronautët do të përdorin 4g në Hënë

Stil



Kompanitë Vodafone, Nokia, Audi dhe SpaceX njoftuan se do të instalojnë rrjetin mobile, 4G, në hënë vitin e ardhshëm me projekt të përbashkët

Qëllimi i projektit është të mbështesë misionet e ardhshme në hënë. Kështu, astronautët do të kenë mundësinë për të komunikuar drejtpërdrejt në hënë dhe nuk do të varen nga sinjalet e dërguara në tokë dhe të presin kthimin e informacioneve, gjë e cila ndodh aktualisht.

Rrjeti i transmetuesit, që nuk do të peshojë më shumë se një kilogram, do të prodhohet nga Nokia, kurse Vodafone do t’i pajisë këto mjete me rrjetin e saj 4G. Detyra e Audi është të krijojë një automjet hulumtues hënor i cili do të përdorë rrjetin mobil në hënë. SpaceX pajisjet e sipërpërmendura me raketën e saj Falcon9 vitin e ardhshëm nga Florida do t’i lançojë në hënë.

Realizimi i projektit është paralajmëruar pesë dekada pas udhëtimit të parë të astronautëve të NASA-s në hënë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *