• |
ide | kryesore

Rita Ora: Kosova do të mbetet e paharrueshme

Paparazzi, Slider



Një nga koncertet e fundit që këngëtarja Rita Ora ka mbajtur, ishte koncerti për 10 vjetorin e Pavarësisë në Kosovë. Performanca e së cilës, u komentua gjatë nga mediat për ngjyrimet dhe detajet e tradicionales që ajo i kishte kombinuar me muzikën moderne, përfshij këtu edhe veshjen e saj dhe vallen tradicionale të Kosovës.  Kjo ka qenë një nga eksperiencat më të bukura të këngëtares dhe vetë ajo e ka shijuar shumë.

Rita, ka rikujtuar përmes një video koncertin e saj në Kosovë, emocionet e prapaskenës e pregatitjet, duke e postuar në profilin e saj në Instagram, ku shkruan: “ Kosova do të mbetet e paharrueshme, jam shumë e lumtur që performova në vendlindjen time. Faleminderit të gjithëve”. Në video Rita është shprehur se ndihet krenare kur mendon se ka bërë një punë të mirë për vendin e saj.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *