• |
ide | kryesore

Ushtria nigeriane shpëton 1100 persona të marrë peng nga Boko Harami

Planet



1100 persona, përfshi gra dhe fëmijë, janë shpëtuar nga ekstremistët e Boko Haramit, të cilët i mbanin peng në pjesë të ndryshme të rajonit të Liqenit Çad.

Sipas njoftimit, ushtria nigeriane bëri të mundur shpëtimin e këtyre njerëzve që mbaheshin peng nga grupi terrorist.

 

Ky njoftim vjen një javë pasi Boko Harami rrëmbeu 110 vajza nga një shkollë në shtetin Yobe. Përgjatë viteve, ekstremistët kanë rrëmbyer mijëra njerëz.

Zëdhënësi i operacionit, koloneli, Onyema Nwachuk ka thënë se ushtarët kanë vrarë të paktën 35 luftëtarë të Boko Haramit gjatë operacionit. Ai ka thënë se gjatë këtij operacioni, janë konfiskuar një numër i madh i armëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *