• |
ide | kryesore

Aleksandri i Madh ‘hiqet’ nga Aeroporti i Shkupit

Lajme



Statuja e Aleksandrit të Madh është hequr nga ambientet e brendshme të aeroportit në Shkup, që vetëm pak javë më parë mbante emrin e Aleksandrit të Madh.

Punonjësit e mirëmbajtjes çmontuan përmendoren 1.5 metra të lartë, një tjetër veprim që tregon angazhimin e qeverisë së Shkupit për ta çuar deri në fund zgjidhjen e konfliktit me Greqinë për emrin e Maqedonisë.

Lajmi është komentuar pozitivisht në mediat greke. Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias do të jetë personaliteti i parë i huaj, që do të vizitojë aeroportin pas heqjes së emrit “Aleksandri i Madh”.

Nikos Kotzias pritet të vizitojë Shkupin brenda pak ditësh, për tu dorëzuar autoriteteve vendase propozim-marrëveshjen prej 7 pikash, që synon zgjidhjen e çështjes së emrit.

Këto ndryshime i hapin rrugë edhe vendosjes së linjës së parë të drejtpërdrejtë ajrore Shkup-Athinë, pas 15 vitesh ndërprerjeje. Interes për të operuar në këtë linjë kanë shfaqur disa kompani të mëdha greke.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *