• |
ide | kryesore

Arratisja e Arbër Çekajt, tre ditë para kapjes së 613 kilogramëve kokainë

Lajme, Të fundit



Porositësi kryesor i bananeve dhe i 613 kilogramëve kokainë Arbër Çekaj rezulton se ka dalë nga Shqipëria tre ditë përpara se prokuroria dhe policia të bllokonin ngarkesën e dërguar nga Kolumbia, raporton Top Channel.

Sipas sistemit TIMS Arbër Çekaj është nisur të dielën nga Rinasi me destinacion Gjermaninë. Në këtë vend pronari i kompanisë “Arbri Garden” udhëtonte shpesh.

Sipas dosjes që ndodhet në prokurorine e Krimeve të Rënda hetimi për kokainën është regjistruar në datën 27, pikërisht në ditën kur automjeti bashkë me kontenierin ka dalë nga kalata për t’u zhdoganuar, pra pak orë përpara se të zhvillohej operacioni antidrogë.

Pasi mjeti dhe kontenieri kanë qëndruar në port për 19 ditë, shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri i “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj janë paraqitur për të kryer zhdoganimin. Siç thuhet në dosje, ky proces ka zgjatur katër orë, ku dhe është konstatuar nga hetimi doganor shqiptar që ka njoftuar menjëherë autoritetet për dyshimet.

Drejtuesit e operacionit të Prokurorisë dhe Policisë së shtetit kanë vendosur gjatë kësaj kohe që ta mbajnë nën vëzhgim mjetin për të parë se ku do të dorëzohej ngarkesa e kokainës. Ajo çfarë është parë nga skanimi tregojnë pjestarë të grupit të hetimit është shtresa e dyfishtë e salduar mes ngarkesës së bananeve dhe drogës.

Me vëzhgim automjeti i kompanisë “Pelikan Transport” është ndjekur deri sa ka hyrë në magazinat e “Arbri Garden” në Maminas. “Pritëm”, shpjegoi në anonimat një burim, “derisa nisi shkarkimi i pak pakove me banane dhe u ndërhy menjëherë”.

Por të vetmit të arrestuar janë ata që e shoqëruan ngarkesën të cilet do të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda si të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge sipas korridorit të ndjekur nga kontenieri, Kolumbi duke kaluar tranzit në Itali, në Maltë e mandej në Durrës.

Arbër Çekaj ndodhet në arrati për të njëjtën vepër, ndërkohë që nën hetim përveç kompanisë së tij është edhe kompania e transportit “Pelikan Transport”.

Por prokurorët dhe policia duhet të zbulojnë më tej nëse është apo jo Arbër Çekaj porositësi kryesor i 613 kilogramëve kokainë. Ajo që dihet është se një sasi kaq e madhe nuk mund të jetë për tregun e brendshëm./Top Channel



4 Comments

  1. pra rama,xhafa,mao LUU ce dun ,e jovanka VLAHUTIN tito popoviq kapen vetem sardele dhe ate te qelbura.peshkun e hengren balenat ruqi,spartak braho e negjmija me gjelil e ilir gjona,gjinusha etj,ish krymba stalini tash te erdogan bash mut bakan,e vuqiq.

  2. Mjer ata qe paskan konstatuar drogen ne dogane. Obobo, ben mire te iki e te kerkoje azil, se dikujt I ka ik zari per sasine qe eshte kap. E po u iku zari ketyre, te shuajne me familje.

    Policia e ka rujt bythen per vete, ka thene jemi perpara nje fakti, qe info ka rrjedh e po na iku malli e hengrem te gjithe dhe skena per te pa mo lek me sy. E cbene e kapen mallin (1/3). Ka dhe tre dy konteniere qe spo merret vesh cpo behet. U happen, u kontrolluan? Se ckam nje parandjenje qe 1 ton po shperndahet tani e do dali qe skishin gje. Hahahha.

    Del mire fitimi edhe po te sekuestrohen 30% e sasise. Ata qe I arestuan kane per de dal pa lag per sa kohe se kan prek mallin me dore, e per sa kohe malli eshte ne kontenier e jo I futur ne mallin e porositur. Hahaha, arrestojne shoferin, menaxherin dhe pronari ka alibine me te mire te mundeshme, figuron qe ka dal nga Shqiperia perpara 3 ditesh e te thote, ik o shoku qiu se skam pune une me kete muhabet. Hahahahahaha

    Droga do magazinohet si prove, do nderrohet mire e bukur nga policia me miell, do cohet te shkaterrohet, e keshtu policia ka bere nje pune te papare ne azgjesimin dhe parandalimin e sasise se miellit te nderruar dhe trafikantet do kenaqen tu shit drogen e tu shiju jeten si mbreter.

    Vaj medet

  3. Fakti që po përmendet shpesh se firma tregtare e frutave nga Amerika Latine, pronë e njëfarë Çekaj, ka sjell në Shqipëri me kësisoj anijesh, mbi njëqind herë “banane” e asnjë herë nuk është zbuluar se çfarë fshihej poshtë bananeve, është një tregues i kjartë se informacionet nuk kanë ardhë nga policia shqiptare siç po abuzohet nga Rama e mediat. Nga ana tjetër, kjo anije paskej ardhur nga Kolumbia, ka kaluar oqeanin, ka ndaluar tranzit në Itali e Maltë e kokaina e ka pasur destinacionin e magazinimit e shpërndarjes në Shqipëri, ngre pyetjen :
    Kur ky na paskej qenë një “zbulim” i policisë shqiptare, përse kjo polici “bashkëpunuese” me policitë partnere të BE në Itali e në Maltë, nuk informoi “partnerët” që të bllokonin këtë drogë në portet e tyre por e lanë që droga të kapej në Shqipëri e si fajtore të gjenden vetëm dy djem të rij 25 vjeçarë të kapur në flagrancë ?
    Nuk kishte besim policia shqiptare tek policitë e Italisë e Maltës, apo kishte hallin se atje mund të dilnin emra të tjerë veç dy djemve “trafikantë”.
    Sot lexova një njoftim se është “ushtria e Kolumbisë” që kishte dhënë sinjalin që para dy muajsh, që nga portet e këtij shteti ka dalë një anije me ngarkese kokaine.. E pra nuk është aspak e vërtetë se ky isht një “zbulim” i Xhafës, por mund të jetë krejtë e kundërta.
    Policia shqiptare e Tahirit dhe e Xhafës,ashtu siç kishte dijeni të plotë për kanabisin e që doli se kishte bashkëpunuar në të, ka pasur dijeni të plotë edhe për trafikun e kokainës e mund të ketë pasur dorë vetë në këtë trafik, por duke u përballur me skandalin e madh të kanabisit, u kujtua që ta propogandojë veten si goditëse të kokainës, për t’ju mbushur mendjen ndërkombëtarëve se ja ne po e luftojmë trafikun e drogës e bile trafikun nderkombëtar të kokainës. Sepse kam përshtypjen se e vetmja gjë që nuk dinte Xhafa, ka qenë sasia e madhe e kokainës që doli rastësisht. Nëse do ta kishin ditur se sasia ishte 613 kg, nuk do ti ishin futur kësaj historie vetëdemaskuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *