• |
ide | kryesore

Debati në Tv grek: Dora e fshehtë e Erdogan mbi Ramën, Shqipëria i heq Greqisë rreth 350 km det (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Në një debat televiziv në televzionin grek çështja e Paktit Detar me Shqipërinë trajtohet si një marrëveshje e re në dëm të Greqisë, që do të mbyllë përfundimisht problemet me Shqipërinë.

Marrëveshja me Shqipërinë me shumë se ndarjen e ZEE (ZONA EKSKLUZIVE EKONOMIKE) me Shqiperine, mund te perbeje nje ligj-shembull edhe për pikën me të diskutueshme mes Greqisë dhe Turqisë që është Kastelorizo. (Një ishull në Egje shumë pranë bregut turk me nëntokë shumë të pasur rreth saj.)

Në hartat që tregohen në ekran janë marrëveshja e 2009 dhe si do transformohet ajo me marrëveshjen e re ku me e rendësishmja që citon specialisti eshte se “metoda e vijes se mesit e përdorur ne 2009, ishte shume e favorshme për Greqinë se 3 ishujt merrnin sipërfaqen e tyre të ujit .Ndersa ajo që diskutohet me marrëveshjen e re e i heq rreth 350 km katror sipërfaqe siper ishujve.

Gazetari thote se Turqia nderhyri dhe ngriti zerat nacionaliste ne maksimum ne 2009 ne Shqiperi dhe detyroi Gjykaten Kushtetuese ta hedhi poshtë ate marreveshje, kjo u vulos kur ne pushtet erdhi Edi Rama qe e beri nul dhe deklaroi se “flasim për një zonë të DISKUTUESHME ku ka rezerva gazi dhe nafte”

Gazetari thote se Ministria e jashme Greke e mohon një gjë të tillë (dmth qe ishujt nuk marrin det) por thotë se do perdoren disa metoda per ndarjen e detit me Shqipërinë

Gjithashtu edhe në vendimin e Ilir Metes ata shohin perseri nderhyrjen turke. Ndersa profesori i marredhenieve ndërkombëtare Dhimitris Keridhis thote se Greqia ka probleme te medha me ZEE sepse ajo që greket nuk dinë është se kemi 5 herë me shumë sipërfaqe deti sesa toke dhe marrëveshja me Shqipërinë eshte e para qe mund te mbyllim përsa i perket ZEE.

Gjithashtu profesori thote se do ishte nje humbje e madhe per Greqine nese ishujt nuk marrin detin qe i takon.

-Me sa kam informata unë, ne kemi bërë shume terheqje karshi Shqipërisë si per shembull a do te jete i hapur apo i mbyllur gjiri i Sarandës dhe është vendosur te jete i mbyllur që do te thote qe edhe aty Shqipëria fiton mjaft Km siperfaqe deti.

Profesori e thote ne fund “se nese ne do kërkojmë me kembengulje det për 3 ishujt atehere është e sigurte qe Shqipëria do terhiqet nga marreveshja”/tema.al



3 Comments

    1. tallen greket marrin mishin kocken i len qelbesirave,ngjalen e ka merak rama ,te kujtohet sidomos ngjalen e metes ne lalz.greket si serbet shpallin armik thaqin,ramen e ramushin ne nji an,dhe ne tjetren bejn koalicion po me keta duke i marr gjysmen e kosoves.

  1. nese grekerit kerkojne me te vertete te ndajne kufijt dhe mbyllin problemet,e pastert mbi tavolin do tu serviret e verteta dhe historia shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *