• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Policët dhe edukatoret e kopshtit paguajnë pemët e Veliajt

Lajme, Të fundit



Në të gjitha ekranet televizive u transmetua këtë të enjte një material i shpërndarë nga zyra e shtypit e Bashkisë së Tiranës ku kryetari Veliaj shfaqej duke mbjellë pemë në krah të një grupi të policisë bashkiake.

“Zelli” i vartësve të kryebashkiakut socialist ka një anë të errët nga pas sepse performancat televizive të Veliajt kanë një kosto që po rëndon në xhepat e rrogëtarëve të thjeshtë. Burime të lapsi.al thanë se xhirimet me policët bashkiakë janë bërë përpara një jave, por çështja bëhet serioze kur mëson se policët “e shkretë” janë detyruar të paguajnë nga 1 mijë lekë të reja për këtë spektakël të shefit të tyre.

Por kryebashkiaku nuk është ndalur me kaq. Të njëjtat burime i thanë lapsi.al se u janë mbajtur para nga pagat edhe edukatoreve të kopshteve dhe çerdheve të Tiranës. Diku 500 lekë të reja dhe diku 300 lekë të reja kanë shkuar me detyrim për mbjellje pemësh. Në administratën e bashkisë thonë nën zë se mesi po presin 21 marsin kur edhe pritet të mbyllet ky aksion që tashmë po rëndon edhe xhepat e rrogëtarëve. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. ‘ BURMIE TE LAPSIT THONE…. ”’ se nga i gjen lapsi keto BURIME… te cilat i japin faktet Bushati ashtu sic i lervedis atij.. tamam per te bere lajme pacavure si ky mesipeer… asnje nuk e di..

    O Bushat.. mos je ti vete burimi i vetvetes ?
    Po he o burr i dheut pranaje se nuk eshte ndonje gje e madhe, nuk eshte turp.

    O _ari ku jeeee???? se po te kerkon bushati me kete artikull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *