• |
ide | kryesore

Gazeta gjermane: Rama po ndihmon Vuçiçin për ndarjen e Kosovës

Arkiva, Kryesore, Lajme



Planet e Serbisë për ndarjen e Kosovës kanë tërhequr edhe vëmendjen e gazetës gjermane, Frankfurter Rundschau. E përditshmja nga Frankfurti ka shkruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po ndihmon presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rreth kësaj ideje.

Disa forca në Serbi, nën ndikimin e fortë të Rusisë – sikurse ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq – duan ndarjen e Kosovës në dy pjesë – atë “serbe” dhe atë “shqiptare”, ka shkruar FR.

Daçiq, ka theksuar e përditshmja nga Frankfurti, madje e ka quajtur këtë “zgjidhjen e vetme realiste afatgjate”.

Gazeta gjermane ka shkruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk është kundër kësaj ideje.
“Një ndarje e shtetit të Kosovës, i cili ka shpallur pavarësinë më 2008, jo vetëm që do të binte ndesh me kushtetutën kosovare, por edhe me të gjitha përpjekjet politike të Perëndimit të 25 vjetëve të fundit, që shtetet e Ballkanit të mos organizohen në vija etnike”, thuhet në shkrimin e FR.

Florian Bieber, shef i Qendrës për Studime Evropianojuglindore, në Universitetin e Gracit, ka thënë për të përditshmen nga Frankfurti se “vënia e kufijve në bazë të etnisë do të rrezikonte të krijonte një efekt dominoje, ku grupet nacionaliste do të inkurajoheshin për krijimin e kufijve të rinj”.

Sipas Bieber, “kjo nuk do të ishte vetëm triumf i etnonacionalizmit dhe palëve ndërluftuese të viteve 90, por edhe do të destabilizonte Ballkanin, e mbase edhe Evropën”.

Deri më tani, Bashkimi Evropian, ndërmjetës në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, nuk ka dhënë indikacione se ku duhet të jenë vijat e kuqe të një marrëveshjeje, dhe nëse mundësia e ndarjes do të përjashtohet, shkruan FR.
E përditshmja nga Franfurti ka kujtuar sugjerimin e Ramës, në Prishtinë, për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, që Shqipëria dhe Kosova ta kenë në të ardhmen një president të përbashkët, “si shenjë të unitetit kombëtar dhe të politikës së përbashkët të sigurisë kombëtare”.
Deklaratat, si kjo e Ramës, nxisin frikën në rajon se mund të krijohet një “Shqipëri e Madhe”, shkruan FR.



15 Comments

  1. e keni marre si mision ju te lapsit qe nga dita qe beri Rama deklaraten ne Beograd per njohjen e kosoves qe ta ulni sa me shume figuren “patriotike” te Rames. Duket qe ka nje dore te erret qe nuk e ka pertypur dot ate deklarate, e tenton vazhdimisht prej 27 vitesh ta destabilizoje kete vend.

  2. O lapsi.. ore e kuptoni ju se asnjeri nuk ju beson me .. Ne asnje rresht te ketij lajmi nuk thuhet se Rama po ndihmon Vucic te ndaje kosoven… Pse genjeni kaq shume..

  3. padrejtesia me drejtesin jane dy te kunderta ,ne zhvillimin e vet ne pergjithesi dhe vecanti ,bota provoj 1 shekull padrejtesin dhe gjith i kan analizat mbi tavolin ,se cila njerzimit i solli dobi dhe cila dem ,keta jan ligje zhvillimi qe reflektojne te verteten e krijimit tyre si numrat qe llogarisim 5her pes bejn 25 ,dhe pik,nese mbjell urrejtje ke rendiment urrejtjen ,dhe zinxhirin demtues qe ajo sjell nese mbjell luften ke dicka me shum shkatrrimin , kjo eshte padrejtesia,nese mbjell dashurin korr dobi unitet respekt ,,,/nese mbjell paqe korr cdo dobi,keta jan te sakta i krijoj tjeter kush ,tashme gjith din ti bejne llogarite dhe nxjerrin perfundimet ne cdo detaj,drejtesia haku ,nuk eshte dem eshte dobi,nga drejtesia nuk humb kush perfitojne te gjith drejtesia eshte paqe nuk eshte lufte sepse keshtu ka emrin dhe keshtu sjell veprimin ,tashme te gjith e dine se askujt nuk mund ti mbushesh mendjen se duke bere padrejtesi ,ben paqe,apo me force arrihet paqa,paqa me force arrihet permes te drejtes,rrugeve te saje ,shqiptaret i coptuan ju bene padrejtesi,dhe mbeten per 1 shekull 15 milion banore te shperdare pa atdhe,kostot e kesaj masakre u shperndane nje pjese i paguan ,shqiptaret mbi kurrize dhe pjesen me te malle i paguan ,prendimi me migracion dhe krime,gjithnje ne rritje ,kurse serbia greqia maqedonia mali zi ,akoma nuk kan paguar kosto ,nuk ndjejne akoma llimbje peshe nga ajo qe shqiptareve ju bene,po cfar ju ben shqiptareve i shperngullen frenun zhvillimin ,i detyruan te mbyten ne borxhe mbeten ne varferi ekstreme formim te dobet qe prollon vetem krim ,vall prendimi ,pa mend eshte te pranojne oferta te ndryeshme ti perkrahe ato nderkoh qe raliteti zhvillimit tregon qe evropa nuk punon per tjeret por per vete dhe me shqiptaret po humb pa llogari me perkrahjen e ricoptimeve te reja me kostot qe i bien shpines pa llogari,,jo prendimi u zgjua nuk ka kohe per te humbur me me interesat sllave asaj i duhet uniteti dhe konkurenca me fuqit konkuruese ,qe tani po hyjne ne treg ,dhe kete tashme nuk e arrine me metodat e shekullit kaluar sepse uniteti nuk arrihet i sukseseshem me interes por vlera,aftesit rigjeneruese formuese dhe konkuruese nuk mund te arrihem me interes por perkushtim vlerash uniteti ndjenje domosdoshmerie ,keshtu qe vlerat ne kosto perpara interesit jane me te lira me produktive shpejta dhe zgjillese ,ne kete kuptim,te domosdoshmerive ,ku varen e ardhmja ,plotesimi nevojave ,te gjitheve primare prendimit domosdoshmerisht gjithnje dhe me shpejtesi i afrohet vrullshem mendimi produktiv ,qe rregullimi i gabimeve te shkuara eshte domosdoshmeri jetike ne pergjithesi dhe vecanti ashtu sic u pranua bashkimi i kombit gjerman te pranohet dhe bashkimi i kombit shqipetare me territoret e paracoptimit etnik,pastaj vjen fryma e marrveshjeve me interese reciprok,sipas nevojes ,kemi hyre ne fazen e domosdoshmerive te kuptimit vlersimit ndarjes problemit dhe pranimit te orientimit ,te drejten hakun per cdo ceshtje,,nese me te vertet sejcili deshiron siguri sukses zgjillje ,padrejtesia nuk jep zgjillje padrejtesia nuk eshte mas rregull produkt padrejtesia eshte mendim hibrit pa baze fakte burim ,drejtesia eshte frut produkt dobi sepse me drejtesi u krijua gjithcka me drejtesi funksionojne dobit ne cdo fushe dhe drejtesin e duam te gjith per vete me drejtesi cdo shpirte njerzore qetsohet,me padrejtesi shkatrrohen te gjitha ,ku eshte produkti ajo qe shkatrron apo ajo qe rregullon, sllavet duhet te binden ne te verteten ,qe vetem me te verteten ato do te ndjehen te qete lumtur dhe sukseseshem sepse e verteta nuk u krijua si dem per njerzit por dobi per te gjith ,un mendoj qe eshte ceshtje kohe ,qe vet prendimi sllaveve tu mundesojne te kufizohen ne te drejten dhe hakun historik qe u takon ky koment behet per kerkuesit e diturise se gjere dhe zgjilljeve

  4. shqiptareve u duhen territoret ,me pasurit kombetare ,te te paguajn borxhet qe u kan tjereve te mblillen 15 milion bonore ne shtetin e tyre etnik ndalojne krimin ndaj tjereve zhvillohen dhe sigurojne mundesit e jetes ne vend jo problematikat e brendeshme tua cojne tjereve por as problematikat e tjereve te mos i fusin brenda,nese prendimi mbeshtete ballkanasit kunder shqiptareve duhet tu paguajn borxhet dhe mbajne 15 milion shqiptare sigurojne dhe mbrojne dhe japin xhdo te drejte njerzore qe u takon ,vall cili shtet ne prendim e pranon ,ato nuk japin nje leter pune ne evrope ato nuk japin nje asistence duke na renditur ne vende te sigurte ,,tashme prendimi duhet te ndryshojne precipitim ne trajtimin e zgjilljeve dhe problematikave ne ballkan duke vene ne plan te pare ne perqasje dhe zgjillje jo te drejtat e minoriteteve te kombeve te tjera ne ballkan kunder shqiptareve dhe terheqen e kostove drejt prendimit por duke vende ne perqasje lle zgjillje te drejtat shekullore shqiptare qe grabiten prej nje shekulli ne menyre te organizuar ,,dhe minoritetet tjera te drejtat e tyre ti gjejne tek shtetet ame te tyre dhe padrejtesia historike nese duhet te prollojme kosto ate ta ndajme me drejtesi sejcili me te drejten hakun qe i takon ne vendin e vet sipas vleres meriten me drejtesi hak

  5. xxx,
    kush te ka thene ty se kete gazete se beson asnjeri!?
    Kete gazete e beson ari, Saimiri Jahipi, Namyti Mero Llumi dhe gjithe llumrat qe mban ai komb.

    1. kurse ti qe te beson gjithkush ,provo ti bindesh tjeret dhe bindu se me cfar binden ne natyralitetin e te drejtes apo te interesit ten ,i cilesdo kombesi qofsh por padrejtesis ndaj kombit shqiptare po i mbarojne oret per kete jam mese i bindur ,

  6. Pershendetje te gjithve, kam nje pytje jeshte temes, me duhet ta perkthej nje text nga fr -> al, si i thon ne shqip “enës” ku femijet e vegjel kyejn nevojat e tyre ? Ju lutem.

    1. Uturak…
      eshte nje asortiment plastik ose duri qe vendoset mbi qypin e wc per te ndihmuar femijen te kryeje nevojat e tij.

      1. Led, po per atê e kisha fjalen… Faleminderti shum !
        Por ne veshin tim nuk tingellon si fjal shqipe, sigurisht se eshte huazuar…. Jam duke menduar ta perdor nje fjal shqipe dhe tregues : « vazo të nevojave » ose ” vazo tualeti” . Mua me duket me e drejt e para.. Mos ngurroni, verejtjet dhe suggjerimet jan te mireseardhura ! Pershendetje

  7. X- Men ose Namyti Mero Llumi,
    pergjigje brenda temes sipas fjalorit shqip-shqip:
    Ena ku femijet (engjejt) kryejne nevojat e tyre – Jashteqitja e kombit.
    Shembuj: ari, Saimiri, Namyti Mero Llumi, dhe sic eshte thene edhe me siper, gjithe llumrat e kombit.

    1. I paemêr, faleminderit per mundin tend ! Por une sinqerisht kam nevoj ta dij si quhet ajo “enê” ne aspektin teknik dhe jo metaforik. 🙂

  8. O xxx qe mendjen e paske sss ose te mungon krejtesisht, lexoje mire paragrafin e pare te artikullit pastaj shko lepij ndonje prapanice per te marre rrogen ditore

    1. O XXXL…

      Ku e pe artikullin gjerman ti ??/ Paragrafi i pare i artikullit te Bushatit ketu siper e thote , po.. por jo artikulli i gazetes gjermane.. Tani po te duken dhe komentet e Bushatit si pjese te artikullit te gazetes gjermane…

      ”” Planet e Serbisë për ndarjen e Kosovës kanë tërhequr edhe vëmendjen e gazetës gjermane, Frankfurter Rundschau. E përditshmja nga Frankfurti ka shkruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po ndihmon presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rreth kësaj ideje…”””

      Ky nuk eshte paragrafi i artikullit te gazetes gjeramn.. por i artikullit te Bushatit qe i ‘ referohet’ gazetes gjermane..

      Ti ose je qorr ose te leverdis te jesh qorr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *