• |
ide | kryesore

I ftohti siberian, 50 viktima nëpër Europë

Planet



50 viktima numërohen deri tani nëpër Europë nga moti i ftohtë, pjesa më e madhe e të cilëve të pastrehë.

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën në Poloni, 6 në Republikën Çeke, 5 në Lituani, 4 në Francë dhe në Sllovaki, 2 në Itali, në Rumani, Serbi dhe në Slloveni, një në Holandë, në Angli, në Spanjë dhe në Vendet Baske.

Në Estoni janë regjistruar të paktën 7 të vdekur gjatë muajit shkurt.

Natën e djeshme termometri ka arritur deri në minus 21 gradë Celcius në rajonet malore të Kroacisë dhe Bosnjes, minus 20 gradë Celsius në Lubeck në veri të Gjermanisë, minus 19 gradë Celsius në jug të Polonisë, minus 18 gradë Celsius pranë Lieges në Belgjikë dhe minus 10 gradë Celsius në Londër.

Në Zvicër, një pik prej minus 36 gradë Celsius u regjistrua në Glattalp, në 1 850 metra lartësi.

Shumë shkolla janë mbyllur në Britaninë e Madhe, në Irlandë, në veri të Spanjës dhe në Portugali, në Bosnje-Hercegovinë dhe në Kosovë, madje dhe në Shqipëri ku shumë fshtatra janë izoluar nga dëbora.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *