• |
ide | kryesore

Kokaina në banane, flet nga Gjermania Arbër Çekaj: Jam nisur për në Shqipëri..

Lajme, Të fundit



Arbër Çekaj, pronari i kompanisë ‘Arbri Garden’, që kishte porositur kontejnerin me banane ku u gjetën 613 kg kokainë ka folur ekskluzivisht për herë të parë në një lidhje telefonike për News24.

Ai mohoi akuzat dhe tha se është nisur për në Shqipëri dhe do të japë versionin e tij në Prokurori. Sipas Çekaj, kompania e tij është një biznes modest që furnizohet në shumë vende. Ai tha se nuk ka lidhje me kokainën.

Çekaj është shpallur në kërkim nga policia ditën e djeshme pas kapjes së 613 kg kokainë në Maminas, si pronari i firmës ku u sekuestrua lënda narkotike.
“Jam në një situatë të pafavorshme që nuk ka lidhje me familjen time e as me personalitetin tim. Jam biznesmen modest. Ka shumë spekulime në media. Desha të jap versionin tim. Do vij në Shqipëri shumë shpejt. Jam nisur për në Shqipëri do shkoj në prokurori. Që nga viti 2012 jam regjistruar pranë QKR Tiranë, kompania ime shumë modeste që sot u bë shumë e njohur. Kompania merr mallra kudo. Arbër Çekaj nuk ka lidhje me drogën e gjetur apo gjëra të tjera”, deklaroi Çekaj.

INTERVISTA
Jam në një situatë të pafavorshme. Skam lidhje me ngjarjen. Jam biznesmen modest në Shqipëri. Kam një kontratë për 4 kontinente. Kam kontratë me një nga firmat më serioze. Kontejnerët s’kanë lidhje me kompaninë ‘Arbi Garden’. Asnjë person nuk është kapur në flagrancë. Ata kanë shkarkuar kontejnerin e parë, punonjësit ishin duke pritur. Nuk ka asgjë të paligjshme. Do shkarkoheshin 20 paleta. Unë jam pro kapjes së drogave, pasi s’merrem me to. Jam kundër tyre dhe as cigare nuk pi. Kontejneri rri aty gati 20 minuta, dhe më pas kthehet në port. Ai kontejner nuk është i ‘Arbi-Garden’. Më pas ai largohet. Pronë e imja janë vetëm bananet.

A prisni më kontejner ?
Në javë porosis 4-5 kontejner me banane.

Ju e dini kush e ka ngarkuar drogën?
Nëse do e dija do isha njeriu më i zgjuar.

Po si është ngarkuar?
Dihet që në Kolumbi ka probleme me drogën. Unë di të them vetëm një gjë, se kontejneri nuk është ngarkuar për tek unë. Frutat janë ngarkuar për ‘Arbi-Garden’ s’kanë lidhje me drogën.

Ju thatë se jeni nisur drejt Shqipërisë? Kur u larguat?
Më thanë se jam arratisur. Nuk arratisem me gruan time. Kam ikur nga Shqipëria dhe jo nga Rinasi. Jetoj në Shqipëri. Arsyeja ime është familjare dhe do kthehem. Jam larguar për në Gjermani nga dita e shtunë. Dhe jo nga Rinasi. Ju kërkoj publikisht juve dhe kolegëve tuaj, mos përhapi lajme për një familje të ndershme.

Kur mendoni të ktheheni, pse pritët kaq gjatë për të reaguar?
Në momentin që kam dëgjuar lajmin, kam prerë biletën. Kam dëgjuar politikanët shqiptarë që thonë; ky është i PD, i këtij, i atij. Jam tropojan por as armën s’di ta përdor, s’kam lidhje politike. Do zbardh te vërteten. Skam pasur kurrë probleme me autoritete gjermane, e as me ato shqiptare. Unë lëviz nga Kosova sepse bileta është më e lirë. Unë kam udhëtuar në Dyseldorf. Do kthehem nga Kosova për në Shqipëri. Po thuhen shumë të pavërteta. Bravo u qoftë atyre që kapën drogën, jam shumë i lumtur që u kap droga. Por s’duhen të bëhen gjëra pa pasur fakte. S’mbaj dot të pavërteta.

Jeni i gatshëm të shkoni në prokurori?
Jam i gatshëm që të shkojë kudo. Kam kapur një avokat në Gjermani për të drejtat civile. Nuk jam as i krahut të majtë e as të djathtë, jemi një familje e thjesht. Skam vila e as saraje. Jetoj me babain në Sauk. Jam një qytetar i thjesht që nuk jam dënuar as me një gjobë dhe asgjë në Gjermani.

Kur do ktheheni?
Do isha shumë shpejt në Tiranë po të mos bëhej gjithë kjo. Do vij shumë shpejt këto ditë, sapo të më thotë avokati në Gjermani. Do arrestohem patjetër. Po bëhet show politik. policia fare mirë mund ta bënte një gjë, që ta linte të shkarkoheshin paletat dhe të shihte se ku do shkonte droga. Do e shihte nëse ishte për Shqipërinë apo jo. Aty do t’i gjente trafikantët. Por ajo e dinte se s’do i gjente aty trafikantët, dhe për fat të keq kjo është Shqipëria jone. E vërteta do dalin pasi janë BE dhe gjermanët, avokatët dhe jo vetëm shteti shqiptar. Ju falënderoj shumë. Falënderoj gjithë shqiptarët dhe i kërkoj ndjesë familjes time.



5 Comments

  1. ti paraqitu njehere pastaj te shohim, mos jep intv. nuk te fut njeri 180 mil dollar ti ikin per lesh,. po nejse muhabet leprash.

  2. rama e kishte per vete,por pasi ngarkesa ishte e shenjuar dho do i plaste ne dor agron xhafes e olsi rames,ja futen kontenjerin ne magazin ketij te shkreti.pse vetem shoferi u kap e jo tahiri ta zem.

  3. Un nuk jetoj ne shqipri por me vjen keq kur Shoh analist qe komentojn ne televizor mashtrojn popullin.Pse asnjeni nuk pyt perfaqsusin eministris arsyja e ndrhymjes para kohe dhe te kapeshin me mallin ne dor ose duke u shpendar

  4. nuk behet fjale per 1 kile o shoku por per 613. leri kto justifikime alla shqiptarce se nuk ti beson kush, por ti flet se ke garanci nga dikush me pushtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *