• |
ide | kryesore

Kufiri detar/ Presidenti thërret në zyrë deputetët e Komisionit të Jashtëm

Lajme, Të fundit



Ilir Meta nuk do shkojë të raportojë në Komisionin e Politikës së Jashtme, por ka zgjedhur të japë informacion brenda në presidencë mbi rolin e tij në negociatat Shqipëri-Greqi për marrëveshjen detare.

Edhe pse një ditë më parë u shpreh i gatshëm të raportonte lidhur me përplasjen me Ditmir Bushatin sa i takon autorizimit dhe plotfuqishmërisë për negociatat me Greqinë, sot nga Presidenca ka një zhvillim të ri.

Takim pritet të zhvillohet ditën e premte dhe formati i takimit është përzgjedhur nga vetë kreu i shtetit. Një ditë më parë, në komision raportoi Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i cili gjatë fjalës së tij ironizoi shpeshherë presidentin. Kreu i shtetit ka kthyer për të dytën herë për plotësime kërkesën e Bushatit, për autorizim për të negociuar me grekët për kufirin detar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *