• |
ide | kryesore

Priten reshje intensive shiu, rikthehet rreziku i përmbytjeve në vend

Lajme, Të fundit



Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një njoftim lidhur me situatën e motit të rëndë ku bën me dije se pas borës vendi do të preket nga reshjet e shiut, të cilat të shoqëruara edhe me rritjen e temperaturave mund të sjellin rrezik përmbytjesh në disa qarqe. Sipas MM temperaturat pritet të rriten deri në 9 gradë ndërsa do të ketë gjatë natës së sotme dhe nesër reshej intensive në Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër, gjë e cila mund të shoqërohet me daljen e përrenjve dhe lumenjve malorë nga shtrati i tyre natyral.

“Janë informuar dhe porositur Prefektët e qarqeve të mësipërm dhe kryetarët e bashkive të këtyre qarqeve për të marrë masat përkatëse për përballimin e situatës, për njoftimin e komunitetit, për mbajtjen në gatishmëri të mjeteve dhe forcave nga subjektet kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve për ndërhyrje në çdo rast, si dhe për mobilizimin e gjithë strukturave në qark dhe bashki”, thuhet në njoftimin e MM.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *