• |
ide | kryesore

Rama mbyll ‘filmin’ e kanabisit dhe fillon xhirimet për Kokainën

Lajme, Të fundit



Jo më larg se shtatori i vitit të shkuar Rama trumbetonte me të madhe se fundi i vitit 2017 do të shënonte edhe fundin e çështjes së kanabisit në vendin tonë.

Qeveria e ka fituar betejën me kanabisin. Edhe partnerët tanë ndërkombëtarë e konfirmojnë se terreni është tërësisht i pastruar nga kjo mortje. BE është e informuar në kohë reale për progresin. Ndaj, kush do rol në këtë film, duhet të gjejë rol në një film tjetër se ky film mbaron këtë vit”, – shprehej Rama shtatorin e vitit të shkuar.

Por viti 2018 ka filluar sërish me kapje e tonelatave të mëdha të drogës. Përpos rasteve ku kapen disa dhjetëra apo edhe qindra kilogram kanabis, dy raste janë për tu veçuar për vitin 2018. Ai 24 janarit ku u kap një gomone me një sasi prej 1.7 ton drogë në brigjet e Karaburunit dhe droga e kapur këto dy 2 ditët e fundit.

Duke gdhirë data 28 janar, në Maminas u sekuestrua një kamion me plot 613 kg kokainë kolumbiane, sasi rekord për Shqipërinë. Po ashtu, sot u sekuestruan 5 ton drogë në Itali, e cila dyshohet se vjen nga Shqipëria, si dhe në shtetin grek u kapën edhe 424 kg marijuanë.

Ndërkohë, grupi hetimor që po merret më çështjen e trafikut të kokainës nga Kolumbia është duke hetuar disa kompani që bëjnë tregti me këtë shtet, pasi dyshohet për trafik kokaine. Nga ana tjetër, opozita ka hedhur akuza të fort duke thënë se një sasi e tillë kokaine nuk mund të futej në vendin tonë pa mbështetje politike, duke e drejtuar gishtin tek qeveria Rama.

Lajme të tilla duken sikur roli në filmin tjetër për të cilin po flet Rama është gjetur, pasi, nëse çështja e hashashit është mbyllur (gjë që duhet vërtetuar në fund të këtij viti), ajo e filmit ‘Kokaina’ sapo ka filluar xhirimet.



2 Comments

  1. Mos i bini kaq shkurt.Policia u mburr,e sidomos ministri Xhafa dhe kryeminietri yne i gjate,Rama,se kapja e kokaines ishte frut i paster i punes se policise tone.Kjo “rrene me bisht”,ne fakt Rama te gjitha rrenat i ka me bisht, na doli bllof,nga policia greke dhe italiane qe kaper 400 kg kanabis nga Saranda dhe 5 ton te nisura nga Vlora.Ku passka qene polocia ne keto vende,qe nuk i paska pare?Konkluzioni eshte i qarte:Policia jone vazhdon programin e saj te perpunuar nga Rama dhe Tahiri,dhe te ridimensionuar nga Xhafa:Yxhym mamluk perpara me kanabisin,dhe ishalla nuk ju kapin te huajt. Ndersa per kokainen tani del qarte se eshte detyruar ta ndaloje kontenierin,prej DEA amerikane,qe i kishte vene shenjat per tu ndjekur me satelit,itenerari i levizjes se tij.Mburrrjet qe policia na paska bere namin,jane turp dhe mosmirenjohje per ndihmen qe dhane nderkombetaret.

  2. Rama nuk pjerdh per fake news e shkruara nga bythelepiresit e trustit dhe do fitoje zgjedhjet e 2019 +2021.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *