• |
ide | kryesore

Regjimi sirian nuk ndal sulmet/ 107 civilë të vrarë 72 orë pas vendimit për armëpushim

Planet



Të paktën 107 persona, prej të cilëve 34 fëmijë dhe 18 gra, kanë humbur jetën nga bombardimet qeveritare, 72 orë pas shpalljes së armëpushimit nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në sulmet e forcave të regjimit në Idlib, Humus dhe rajonet rurale të Damaskut (ku bën pjesë dhe Guta Lindore), kanë humbur jetën 83 civilë prej të cilëve 18 fëmijë dhe 13 gra.

Në sulmet ajrore të forcave të koalicionit ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik, ISIS, kanë humbur jetën 16 civilë prej të cilëve 10 fëmijë dhe 4 gra. Nga ana tjetër, ISIS ka vrarë 4 fëmijë.

Në raportin e ‘Rrjetit të të Drejtave të Njeriut në Siri’ bëhet e ditur se në mesin e vendeve të bombarduara nga forcat e regjimit nuk gjendet asnjë qendër ushtarake por që objektivat e goditura janë vendbanime të civilëve ku bëjnë pjesë një xhami dhe një treg.

Më 24 shkurt, Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi një rezolutë për armëpushim një mujor në Siri në mënyrë të arritjes së ndihmave humanitare si dhe evakuimin e personave të sëmurë rëndë dhe të lënduarve nga Guta Lindore e cila gjendet nën rrethimin e regjimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *