• |
ide | kryesore

Zbulohet krimi makabër në Vlorë, nënë e bir u vranë dhe u dogjën nga nusja

Lajme, Të fundit



Policia arrestoi Hysnie Hoxhallarin, nusen e shtëpisë ku një muaj më parë u gjetën të djegur bashkëshorti i saj, Olsi Hoxhallari dhe nëna e tij Salke Hoxhallari.

Fillimisht u dyshua se nënë e bir ishin djegur, por pas ekspertizës, policia zbuloi se të dy ishin vrarë (Olsi me goditje sopate, ndërsa nëna e tij e mbytur me tel).

Për ekzekutimin e bashkëshortit dhe vjehrrës së saj, 32 vjeçarja Hysnie Hoxhallari ka pasur edhe një bashkëpuntor.
Kasëm Pirjasi, 26 vjeç nga fshati Strum i Fierit u arrestua nga policia për vrasjen. Marrëdhënia e tij me 32 vjeçaren është ende e paqartë.

Policia tha se dy viktimat janë goditur barbarisht, kur kanë qenë në gjumë dhe për të feshur gjurmët autorët i kanë vënë flakën shtëpisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *