• |
ide | kryesore

Del VIDEO e kamerave të sigurisë/ 63-vjeçari përballet me grabitësit, qëllohet me plumb në kokë

Lajme, Të fundit



Në mes të ditës, në sytë e dhjetëra tregtarëve dhe kalimtarëve, të armatosur me kallashnikov tre të persona grabitën një agjensi këmbimi valutor në Fier. Këto janë pamjet e së vetmes kamera sigurie në vendngjarje.

Personi që merr karrigen dhe i drejtohet derës së agjensisë është Agur Vrenozi 63 vjeç. Tregtar dhe mik i pronarit tenton të mbajë mbyllur derën për të mos i lejuar grabitësit të dalin. Kanë kaluar 10 minuta që nga çasti kur grabitësit hynë në pikën e këmbinit valutor.

Në këtë përpjekje Agur Vrenozi 63 vjeç qëllohet me plumb në ballë. Në të njëjtën kohë autorët qëllojnë drejt pronarit Gëzim Hoxha 53 vjeç duke e plagosur edhe atë. Video më poshtë:



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *