• |
ide | kryesore

Dosja e prokurorisë nxjerr gënjeshtrat e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt për 613 kilogramë kokainë

Lajme, Të fundit



Autoritetet doganore shqiptare u njoftuan nga pala italiane për ngarkesën prej 613 kilogramë kokainë. Ky version doli gjatë masës së sigurisë me dyer të mbyllura nga prokurori i dosjes, Edvin Kondli, u shprehen burime të sigurta të Top Channel.

Në muajin janar atëherë, kur kontenieri me 20 tonë banane ndodhej në portin Livornos në Itali, autoritetet doganiere atje kanë hedhur dyshime për ngarkesën. Në këtë moment është njoftuar vendi pritës, që është Shqipëria, pavarësisht se rezulton se kontenieri ka vazhduar udhëtimin në Maltë për të përfunduar më tej në Portin e Durrësit.

Njoftimi, sipas qëndrimit të Prokurorisë i është bërë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganeve në Tiranë, e cila ka ndërmarrë në datën 27 shkurt, atëherë kur është regjistruar edhe procedimi në kontroll në bazë të analizës së riskut, pasi kishte njoftuar edhe prokurorinë dhe policinë.

Ky fakt i shtohet edhe njoftimit të marinës kolumbiane që nxorri një njoftim për kokainën e kapur në Durrës, sipas të cilës kapja e kontenierit ishte pjesë e një operacioni ndërkombëtar të nisur në Kolumbi.

Të dy këto fakte përgënjeshtrojnë deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe të MInistrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj që thanë se e gjithë merita për operacionin ishte e Hetimit Doganor dhe e Policisë Shqiptare. Madje Rama tha se kokaina “i kishte shpëtuar” porteve të Bashkimit Europian dhe ishte kapur në Shqipëri.



12 Comments

  1. nje gje nuk kuptoj un..italia njofton tiranen qe ka sasi te madhe droge por nuk vepron vet..pse?????!!!!!

      1. Ky Ari eshte komentues i rregullt i gjysh sales. Po ta shikoni nuk mungon ne asnje koment. Ne cdo lajm eshte i pari dhe sigurisht qe mer info kur del lajmi. Kush e di sa e ka rrogen ky.

      2. Lart shkruan seanc me dyer te mbyllura. Tani ku u moren vesh kto info? Nuk na ke paraqitur asnje prove ti qe ke bere artikullin. Boll folet ne ajer dhe shkruani cdo gje qe ju jep pronari se u bet qesharak.

    1. Shih se mose ke ngatëruar kafenë e hidhur me drogën ore argati i i propogandave “rilindase”. Si në Itali, ashtu edhe në Maltë ngarkesa e drogës nuk ka hyrë në port për tu ç’doganuar por ka ndaluar tranzit me destinacion Shqipërinë. Kontrolli doganor bëhet vetëm kur malli shkarkohet në një port.
      Nuk përjashtohet mundësia që një pjesë e drogës nga mafia e këtyre dy vendeve, të jetë marë fshehurazi pa kaluar doganën, por fakti që shtresa nën bananet që hyri në Shqipëri, ishte e salduar dhe e pa trazuar sipas njoftimeve të policisë shqiptare, është një tregues që e përjashton këtë mundësi.
      Ndroje kafenë e hidhur që të mund të kuptosh këto fakte.

    2. Po kto jane budalleqe. Tani une nje pyetje kam. Kur seanca ka qene me dyer te mbyllura ku e mori vesh ky gaxetari kte gje? Apo hajd flasim kot.

    3. Ore Italia vdes te kapi droge dhe ta quaj arritje te sajen kur ka mafien brenda. Tani pyetja eshte pse nuk e beri? O ju qe shkruani artikuj llogjikoni njeher para se te shkruani

  2. Keta si ministri, qeveri, kur ua bine ;;peshku”n e skuqur, thone qe beme vete. Po kur kane qe ne te sinqerte pikerisht keto dy fytyrat. Bota ua solli lajmin e informimin gati, se per keta ajo droge do cante ferren , e kushedi se ku shkonin parate per ndonje pallat. Pse nuk kapen drogen qe kaloi nga VLORA ne ITALI? A po pse nuk e kapi kjo polici vigjilente drogen qe shkoi ne GREQI? Pra keta maskojne shume enigma, e allishverishe akoma,Qenkan pa fytyre e moral, trashegimenia eshte ende gjalle.

  3. Realitetet e trafikut të drogës janë shumë më të ngatëruara sa ç’duken.
    Nuk i dëgjuam asnjëhere ambasadorët e SHBA e BE që të shfaqnin shqetësimin e tyre për faktin se Shqipëria është bërë furnizuesi kryesor me kanabis i Europës.
    Më në fund këtë lajm e shohim të botuar në Zërin e Amerikës, që përmend raportin e agjensisë ndërkombëtare të luftës kundër drogës.
    Ndërkaq i dëgjojmë përsëri ambasadorët të përgëzojnë Ramën për “suksesin” se policia e tij paskej kapur pa ndihmën e askujt 613 kg kokainë.
    Po në Zërin e Amerikës lexojmë një tjetër lajm për shqetësimin e kësaj agjensie, se është shtuar kohët e fundit sasia e trafikut të drogës nga Meksika në SHBA.
    A mos politika e mediat sorosiane, të angazhuar tërësisht me problemin e madh, ” e lagu se lagu”, se a ndërhyri apo jo Rusia në zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA, e që i kanë hyre me zell punës për ta “demaskuar” presidentin Trump si “armik” të emigrantëve, ka inkurajuar “emigrantët e ndershëm e të varfer” meksikanë, trafikantë të drogës, për ta shtuar veprimtarinë e tyre ?
    Së fundi, duke patur parasysh se nesër në Itali zhvillohen zgjedhjet e përgjithëshme, e qeveria aktuale e saj është deklaruar si “aleate” e socialistëve shqiptarë, a mos ka lidhje kjo edhe me disa deklarata kontradiktore të antimafies italiane lidhur me mafien shqiptare të drogës, që është vërtetuar se ka lidhje me qeverinë Rama ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *