• |
ide | kryesore

Grabitësi i Fierit hidhet në lumë, policia e kap bashkë me çantën me para

Lajme, Të fundit



Një nga grabitësit e pikës së këmbimit valutor në Fier është kapur nga policia pak minuta pas arratisjes. 32 vjeçari me inicialet D.S është ndjekur nga policia dhe për të shpëtuar është hedhur në lumë.

Pavarësisht kësaj, policët e kanë ndjekur nga pas, e kanë kapur dhe e kanë arrestuar . Burime zyrtare thanë se është kapur edhe çanta me para që u grabit në pikën e këmbimit valutor.
Por në pikën e këmbimit valutor ku ndodhi grabitja ka dy të plagosur. I plagosur sipas policisë ka mbetur Agur Venosi dhe Gëzim Hoxha pronari i pikës së këmbimit valutor. Autorët e grabitjes qëlluan me automatik për t’i marrë paratë.©Lpasi.al

https://www.youtube.com/watch?v=-FVOOeA3t54&feature=youtu.be



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *