• |
ide | kryesore

Kim K i kthen përgjigje komentesve negativë: Postoj çfarë të dua

Paparazzi, Slider



Kim Kardashian-t i kanë ardhur në majë të hundës komentet negative nga ndjekësit e saj. Aq shumë është lodhur nga këto komente aspak dashamirëse, sa është detyruar t’ju dedikojë një status në Twitter, personave që nuk e pëlqejnë atë por që e ndjekin hap pas hapi.

Kim-i iu shkruan se nëse nuk e pëlqejnë atë dhe postimet e saj lehtësisht mund t’i bëjnë unfollow, pra të mos e ndjekin më.

“Sa për ta ditur angazhimi im është shumë i lartë. Unë postoj çfarë të dua, çfarë më bën mua të lumtur, dhe çfarë më frymëzon, prandaj nëse nuk i pëlqeni fotot e fëmijëve të mi, setet fotografike që unë realizoj në hotele, dhe fotot e grimit, atëherë më bëni unfollw, ose ndoshta unë nuk duhet t’ju ndjek unë sepse negativiteti në profilin tim është shterues”,-ka shkruar Kim në profilin e saj në Twitter.

Në fakt të drejtë ka Kim, pasi nëse dikush nuk e pëlqen dikë lehtësisht mund të mos e ndjekë atë dhe ja u zgjidh problemi i të dyve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *