• |
ide | kryesore

Marina kolumbiane zbulon gënjeshtrat e Edi Ramës për kokainën

Kryesore



Pas kapjes së 613 kilogram kokaine në Maminas, kryeministri Edi Rama krijoi një debat politik, kur replikoi me opozitën, presidentin dhe gazetarët se gjoja sasia gjigande e kokainës që zbriti në Durrës, u kap nga Hetimi Doganor.

Fabula e gënjeshtrës ishte se nga fillimi deri në fund, ky ishte një aksion i autoriteteve shqiptare, që kishin zbuluar dyshemenë e dyfishtë të kontenierit, kishin njoftuar policinë, organizuar aksionin, vëzhguar magazinën në Maminas dhe se kishin kapur në fund 613 kg kokainë.

Pjesë e gënjeshtrës u bë edhe Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj që iu desh të korrigjojë vetveten për falenderimet e agjensive të tjera. Pjesë e gënjeshtrës u bënë edhe zyrtarë të tjerë të policisë apo doganave që akuzonin gazetarët, se nuk besonin që ata kishin qenë të aftë të zbulonin një ngarkesë të tillë kokaine dhe ta kapnin atë.

Por ky version ka rënë nga një njoftim që Marina Kombëtare Kolumbiane ka nxjerrë për 613 kilogram kokainë që u kapën në Durrës. Në këtë deklaratë thuhet qartë se në operacion morën pjesë jo vetëm Marina Kombëtare Kolumbiane, por edhe agjensi të tjera të huaja ku bën pjesë edhe ajo shqiptare.

Roli i policisë shqiptare ka qenë që të jepte goditjen e fundit, për bllokimin e kokainës, pasi kontenieri ndiqej përgjatë gjithë udhëtimit nga Kolumbia. Marina kolumbiane shpjegon se kokaina u ble për 37 milion euro në Kolumbi dhe pagesa iu bë Kartelit të Golfit.

“Gjatë një operacioni të koordinuar me pjesëmarrjen e Marinës Kombëtare Kolumbiane, agjencitë ndërkombëtare dhe Policinë Shqiptare, në portin e Durrësit, në Shqipëri u konfiskuan 613 kilogramë hidrokloruri kokainë.

Droga e konfiskuar u gjet e fshehur në një kontenier me dysheme të dyfishtë të ngarkuar me banane që ishte nisur nga Kolumbia. Njoftimi i Marinës Kombëtare të Kolumbisë thotë se anija kaloi në disa porte europiane para se të mbërrinte në destinacion në portin e Durrësit.

Kokaina u kap falë informacionit të administruar nga agjensitë pjesëmarrëse që i dhanë mundësinë policisë shqiptare të organizojë një plan për kapjen e sasisë së drogës, në pronësi të një kompanie shqiptare.

Gjatë operacionit thuhet në njoftimin e autoriteteve italiane u kapën dy persona: shoferi i kamionit dhe nëpunësi i kompanisë. Gjithashtu policia shqiptare shpalli në kërkim pronarin e kompanisë, që shpreson ta kapë pas bashkëpunimit me policitë e tjera” thuhet në njoftim.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra



18 Comments

  1. ne kete debat qe po perpiqeni te fryni a ka apo ska merite policia jone ne lidhje me kapjen e droges, ju te lapsit dhe opozita dilni vec te humbur. Eshte me e udhes ta kishit mbyll qe ne fillim kete debat me nje pergezim per policine e nga e nesermja denonconit rastet e droges qe nuk kapet. Duke denoncuar dhe rastet qe kapen dhe ato qe s´kapen ju ben qesharake dhe te pabesueshem

  2. U lodhet o debila duke bere propagande anti kombtare per turpin tuaj. S’late pisllik pa perdorur dhe pisat si ari dhe llumrat e tjere ju perkrahin.
    A jeni ne gjendje te kuptoni se duke tepruar tiparin themelor shkaterroni vetveten!?

    1. sala do dergojte ato cubat e vet me ja vjedh drogen ktyne trafikontave ne masanej d thojte qi kom kap vetem 100 kg drog
      500 kg e tjera per vete

  3. i paska leshuar negjmija krymbat e qenefit stalin si tironci,sali enver derr rama,dhe dy te pa tru e emer nga KOKAINA QE KAN MARR.PO TE ISHTE SALIU DROGA AS DO VINETE E AS TE MBILLEJ ME MILJON RRENJ.tek saliu beheshin rrug,spitale,shkolla,mbilleshin ullinj qe sot prodhojn,hidrocentrale etj.tek derrat qelbesira si tironci ka vetem vrases,kokain,kanabis,xhelila,balilia,frroka,dosha e rosha.

  4. Ne pergjigje te titullit te mesiperm e ndjej per detyre te them qe KM nuk e ka per here te pare qe del bllof apo ia fut kot disa muhabeteve, lexo premtime, qe edhe nje njeri me inteligjence nen mesataren, natyrisht po te mos jete militant i kupton se jane vetem per t’i hedhur hi syve njerezve. Po ashtu e ndjej per detyre te falenderoj Policine e Shtetit ne disa veprime te koheve fundit, qofte edhe kapja e grabitesve sot ne Fier, ka qene ne lartesine e duhur. Pastaj sipas meje qe militantizmin e vetem kam Shqiperine, nje sasi kaq e madhe droge nuk kapet pa bashkepunim me policite e tjera sepse natyrisht qe kur trafikohen mbi 6 kv kokaine, masat jane marre qe “te mos digjen” miliona euro, pra zbulimi nga qeni apo nga skaneri nuk duket shume e besueshme. …Nuk duhet harruar qe u fiken radaret e nje shteti antar te NATO-s per te kaluar skafet e droges ne Adriatik…. Jo per te hedhur poshte punen e Policise se Shtetit, por pa bashkepunim nje sasi e tille droge nuk kapet pa info dhe per infot jane vetem dy mundesi, ose kane ardhur nga nje grup rival qe ka kaluar 6 tone gjate kohes qe kapeshin 6 kv, ose nga burime policiore te shteteve te tjera gje qe per mendimin tim, nuk e zbeh aspak suksesin e Policise se Shtetit ne kapjen e “mallit” (jo te trafikanteve) Sa per meritat dhe kush e ka fajin pastaj jane idiotesi tipike shqiptare. Militantizem deri ne budallallek sepse edhe kryeministri edhe ish-kryeministri e kane marre vesh nga media kapjen e droges dhe nuk kane asistuar ne operacionin e zhvilluar. Nese do te konsiderohet si merite e policise rilindase, po ju kujtoj te gjitheve se ka nje numer te konsiderueshem te “policeve qe duam” ne kerkim ose nen hetim per trafik droge dhe se te nesermen e kapjes se kokaines, ne Itali u vu ne pranga nje oficer policie pasi u kapen nja pese tone hashash. Ndoshta edhe per kete e ka fajin Saliu apo jo?

  5. Nje person,qe nuk ka emer,i bie qe nuk ka as tru.Ndersa ky tironci-nga tepelena,mik dhe bashkepuntor me ate qe e quan veten Sali Gerdeci,e kane Ramen ,ne vend te supermenit,qe e kapka drogen,n’hava.Normal,si perdorues droge qe eshte,e terheq era e saj.Por dua tu kujtoj,ketyre idioteve te telekomanduar nga Rama,ministrin Xhafa,qe dridhej e perdridhej ne emisionin e S.Balles,e sidomos me pyetjet “shume provokative” (qe ne fakt i ishin dhene nga Ministri dy papagalleve mediatike),Skenderit te Minxhozajve te famshem dhe te Arianit,qe megjithese kishin ardhur te pregatitur dhe te instruktuar,paraprakisht,i merrej goja dhe me keq se ministri,te tre flitnin si gagace.Por per te qeshur eshte edhe fakti qe Sokoli,kur shikonte,se po dilnin nga skenari,nderhynte,per t’i futur ne brazde.Bile ministri,pyetjen e Minxhozit,qe sic duket nuk e kish bere plotesisht sipas porosise ,e neglizhoi fare dhe kaloi ne te tjera,qe nuk kishin fare lidhje me pyetjen e Skenderit.Njelloj si ne estrade,por ne vend se te qeshnim,ata bene vetvehten te ngerdhesheshin.

  6. Kater komentet e para,sikur jane shkruar nga idiote dhe qorra.Lexoni me pare artikullin dhe ne qoftese nuk e kuptoni,pyetni shefat qe keni mbi krye,tua shpjegojne,e pastaj pregatitni komentin,

    1. milena ka dhe ca pikpyetje qe jane pa pergjigje..garda columbiane ka njoftuar por nuk paska mar asnje hap vet,nuk di te te them sa informacion jep garda columbiane mbi dergesat e kryera nga columbia qe eshte prodhusi kryesor.fakti qe eshte kapur eshte per ti thene bravo policis.lere edin se edi e ka profesion politiken e normal qe do bej e shfrytezoj poziten…po garda ka njoftuar vetem shqiperine ,italine gjermanine jo..siduket keta te tanet jane shume te paster e krijojne besim::))ne fakt eshte sasi sh e madhe dhe vetem fakti qe eshte kap ben buje .te tjerat jane meze

  7. O ju bythqirat e lapsit qe komentoni ketu pse nuk komentoni atije ku dritan Preshi edhe Sali qeni qe tje shkerdhesh moter nene edhe cdo gje kerkojne te hedhin shqiperin ne Hage per grekun , e kuptoni qe jeni te eresuar nga militantizmi, edhe nuk shikoni tradhetine qe po bene opozita, o ju qifsha robt me mire droge edhe te ritet mireqenia se te tradhetosh vendin, se po ste ndimoj njeri per te mbijetuar do maresh ekstremin , legenat e mutit edhe ty o ARI o bythqire me patente ik se do te qi motren po te gjeta more veshe legene muti

  8. Kokeloqet e tipit ari ,i besojne menjehere fake news se klan del golfo ,eshte ne kolumbi. Sa te kete rrota kari te tipit ari rama do fitoje edhe zgjedhjet e 2025.

  9. Mesa duket trafikantët e kanabisit qënkan gëzuar se u kapën konkurentët e tyre më të fortë, trafikantët e kokainës.
    Duket edhe nga gjuha e ndyrë e rugaçërore me të cilën komentojnë se janë kontigjent i trafikut.
    Po lexoja në media kronikat e kapjeve të sasive të mëdha të kokainës që kanë hyre . në Shqipëri.
    Më rezultonte se kokaina ka vërshuar në Shqipëri, vetëm gjatë viteve të qeverisjjeve socialiste.
    Nuk paska qenë asgjë trafiku gjigand i kanabisit në vitet 2016-2017 ndonëse behej fjalë për qindra e qindra ton kanabis të trafikuar . Paska qenë vetëm nja trajnim i trafikut të drogës së lehtë për të kaluar në drogat e rënda.
    Vetëm një kamionçinë e ngarkuar me kokainë, mund të shkojë në dyfishin e trefishin e vlerës së ngarkesës qindra tonëshe me kanabis të ndonjë anije.
    Kjo mesa duket paskej qenë domethënia e fjalëve të Ramës :
    Nuk keni parë akoma asgjë e do të shihni se çfarë do të bëjmë.
    Me kanabizimin e gjithë Shqipërisë e bëri ate të ngjashme me Kolumbinë.
    Me kuintalët e kokainës do ta sjellë jo Europën po Kolumbinë në Shqipëri.

  10. Fort u ka djegur ne bythe militanteve budallenj te Ripjelljes fakti qe Ed Rama si perhere doli bllof ne rrenat e tij. Kokaina ne Durres u kap nga sinjalizimet e te huajve. Kete gje e pranoi Fatmir Xhafaj.
    Te ish per Ramen do vazhdonte puna si me pare, kot nuk jane bere 97 rruge kokaine nga Kolumbia ne keto 5 vjet.
    Por kush do ti kapte? Saje bythqiri qe flinte ne krevat me Habilajt?

  11. Fatmir Xhafa tha se ishte bashkepunimi me te huajt qe solli kapjen e kokaines. Edi Rama tha se kokaina u kap nga policia e tij. Tani kete gje do ta sqaroje Kryetari i Grupit parlamentar socialist, Kryetar i Asamblese se Rilindjes, Kryetar i delegacionit parlamentar shqiptar ne Bruksel (!), Kryetar i grupit deputeteve te Rilindjes per qarkun e Elbasanit, shoku Katunar nga nje fshat i Librazhdit qe nuk gjendet ne harte, Taulant Balla, dora vete. Deri atehere te bejme durim se fjala e shokut Katunar Balla eshte ajo qe do ti vere kapak kesaj pune. Si gjithmone.

  12. @@@Ipaemer,Saliu edhe baxhanakut nuk ja mbante emrin kur ai u vra ne Gerdec.Ariu ka qene present tek shpella e ujqeve,pyeteni po deshet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *