• |
ide | kryesore

Naome Campbell pranon lidhjen me modelin e ri

Paparazzi, Slider



Naomi Campbell këto kohë nuk i ka shpëtuar komenteve për jetën përsonale pasi është përfolur për lidhjen e dashurisë me reperin Skepta i cili është 12 vite më i vogël. Naomi edhe pse nuk e ka pranuar ajo është parë dhe fotografuar shumë herë me reperin britanik nga Nigeria duke dalë së bashku. Një burim i afërt me modelen është shprehur për “The Sun” ku thotë se: “Naomi dhe Skepta janë takuar shumë herë fshehurazi, ata janë të dy krijues dhe kjo është arsyeja pse ata e pëlqejne  njëri-tjetrit”.

Por tashmë duket se të dy e kanë pranuar lidhjen e tyre sepse 47-vjeçarja ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram me Skeptan 35-vjeç,  ku duket se çifti ka pozuar për revistën angleze “GQ” dhe duken pothuajse nudo  shumë romantik e të dashuruar me njëri tjetrin. Fansat kanë komentuar duke thënë se e dinin për romancën e tyre dhe kishin patur të drejtë me aludimet e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *