• |
ide | kryesore

Përplasja në TV/ A është Zamir Mane një oligark?

Arkiva, Kryesore



Si po thellohet sot pabarazia në botë, ku vetëm 6 kapitalistët më të pasur zotërojnë gjysmën e pasurisë së globit dhe si po përthyhet ky fenomen në Shqipëri? A po shkon vendi drejt një sitemi oligarkik të pushtetit të pakicës mbi shumicën? A janë ky grusht njerëzish që mbajnë nën kontroll qeveritë dhe fabrikojnë ligje që u shkojnë për shtat vetëm atyre dhe janë në dëm të pjesës tjetër të shqiptarëve?

Biznesmeni më i njohur shqiptar, Samir Mane, është vënë përballë gazetarëve Ylli Rakipi dhe Andi Bushati në emisioni të “Të Paekspozuarit”, për të diskutuar për këto tema.

Në qendër të debatit kanë qenë pyetjet e nxehta nëse është ai një oligark? Nëse qëndron ai në majë të piramidës të një sistemi oligarkik? E gjithë biseda mbi 1 orë e 30 minuta është zhvilluar mbi këtë temë: Zamir Mane që mohonte faktin e të qenit një oligark dhe gazetarët që sillnin shembuj për të kundërtën.

Andi Bushati e vlerësoi Manen si një oligark. “Duhet të përcaktojmë termin. Oligark nuk është vetëm njeri i pasur, por edhe ai njeri që përfaqëson pushtetin e një pakice që ndikon edhe mbi qeverinë dhe mbi vendimet që kanë pasoja mbi shumicën. Unë mendoj se Shqipëria është një vend oligarkik. Mane është në majë të kësaj kulle dhe si i tillë, mendoj se ai është një oligark”, tha Bushati.

Por Mane nuk e pranoi këtë.

“Unë nuk kam marrë pjesë asnjeherë në një tender publik, asnjë koncesion, nuk kam përfituar nga asnjë lloj ligji nga qeveritë deri tani. Unë jam një biznesmen i suksesshëm në pjesën më të madhe të aktiviteteve të mija. Unë nuk e pranoj që jam oligark, por komenti im është që fjala oligark në raport me bizneset e mija nuk ngjit fare. Prezenca e kompanive të mija në këtë vend, i kanë sjellë shtetit 40 milion euro në vit. Këto të ardhura i shkojnë shtetit nga kompanitë e mia”.

Gazetarët kanë sjellë me shembuj ndërtimin e një kulle në Tiranë, “Parc Gate” dhe investimin “Green Coast” në Palasë për të treguar se kompanitë e Manes janë favorizuar nga qeveritë, se ai ka marrë leje në kushte kur për biznesmenët e tjerë ishte në fuqi moratoriumi i lejeve të ndërtimit dhe se ai është një nga ata që i ka qepur ligjet si një kostum “sur mesure” për vete dhe se ka përfituar nga ligji i Ramës për investitorët strategjikë për të zgjidhur problemet me pronarët e tokave.

Pse u kthye Zamir Mane nga Viena në Shqipëri ?
Andi Bushati e pyeti biznesmenin Zamir Mane, se përse ai la Austrinë për Shqipërinë dhe këtu gjeti parajsën, në një kohë që mijëra njerëz largohen nga ky vend.

Bushati: “Jetojmë në një vend ku sondazhet thonë se shumica kërkojnë të largohen nga Shqipëira, për të pasur një jetë më të mirë. Si ka mundësi që ju ishit mirë në Austri dhe erdhët këtu për të shumfishuar paratë tuaja, ndërkohë që të tjerët duan të ikin? Pse ky vend qenkësh i begatë për ju dhe i padrejtë për shumicën e shqiptarëve? A mos do të thotë kjo se Shqipëria është me fat vetëm për ata që kapin politikën dhe kanë mbështetjen e saj?”

Zamir Mane: “Dhe ne jemi të surprizuar nga ky sukses që kemi arrtur. Unë kam ardhur në Shqipëri jo se jam patriot i madh, por sepse atje në Austri ku punova unë filluan reduktimin dhe prandaj erdha në Shqipëri për të rifituar. Në Austri nuk mund të bëja dot Qendër Tregtare, këtu po, sepse nuk kishte, po kështu edhe supermarketet. Unë ndërtova supermarket vetëm me rafte 300 mijë euro dhe e shita 30 milion euro. Ky është suksesi im. Investimet e mija më të mëdha do të fillojnë në Maqedoni dhe mendoj të investoj deri në 300 milionë euro. Punoj në Kosovë, në shumë vende të tjera, pse kjo do të thotë se edhe në Maqedoni apo Bosnje kam mbështetje politike ? Unë mendoj se jo”.

Kush e mban peng Erion Velinë?

Sipas gazetarëve ka shumë shembuj që tregojnë se oligarkët me fuqinë e pushtetit dhe parasë së tyre ndikojnë mbi politikanët që këta të fundit të marrin vendime që shkojnë në dëm të interesit të shumicës së qytetarëve.

“Politika është skllave e oligarkëve. Erion Veliaj është shembulli më i mirë për këtë. Një kryetar bashkie i cili fillimisht u thotë njerëzve më jepni votën se do keni zero ndërtime në qytetin tuaj, pastaj kapet peng nga oligarkët dhë bën në praktikë të kundërtën e asaj që ka premtuar në fushatë, është shembulli tipik i kapjes së shtetit. Ai tradhëton 600 mijë votues dhe bëhet peng i 6 personave, a nuk është kjo një provë se kush e drejton realisht këtë vend”, ka pyetur Bushati.

Zamir Mane u shpreh se nuk dëshiron të komentoj njerëzit në politikë, por se në Tiranë duhet të ndërtohen edhe kulla. “Nuk komentoj asnjë nga njerëzit e zgjedhur në politikë. Kjo është demokracia, zgjidhet një kryetar bashkie, merr votat. Nëse më pyesni, mendoj se Tirana duhet të ndërtohet dhe të bëhet qytet më i madh”.

Mik i Berishës apo i Ramës?

Sipas Ylli Rakipit, suksesi dhe pasuria e Zamir Manes lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me faktin se ai është njeriu që i flet në vesh kryeministrave dhe që ndikon në vendimarrje duke qënë miku i shtetarit të radhës, si në rastin e Berishës, po ashtu edhe të Ramës.

Por vetë Samir Mane ka thënë se për shkak të punës është takuar me kryeministrat e fundit të vendit, por e ka mohuar miqësinë me ta. “Do që të them që jam mik i Sali Berishës dhe i Edi Ramës, kur nuk jam? Puna më ka bërë që t’i takoj këta njerëz, por nuk janë miqtë e mi. Biznese me lidhje politike mund të ketë, por ky nuk është rasti im”, deklaroi ai.

Bizneset që Mane i mohon

Gjatë bisedës njeriu i shpallur si biznesmeni më i pasur i vendit, mohoi kategorikisht akuzat se ai është njeriu që fshihet pas koncesionit 20 milionë eurosh të pullave fiskale. Ai mohoi gjithashtu edhe faktin që ka shqetësuar kohët e fundit ambientalistët se ai po planifikon të ndërtojë në zona të mbrojtura si laguna e Nartës apo Parku kombëtar i Butrintit. Nisur nga debati i madh që u bë në studio lidhur me ndërtimin e Green Coast në Palasë, ai tha se nuk ka ndërmend të investojë më në jug të vendit për sa kohë nuk është zgjidhur njëherë e mirë problemi i pronësisë.

Mane dha gjithashtu lajmin se së shpejti, çdo qytetar shqiptar do të ketë mundësi të bëhet aksioner në bizneset e tij.
“Ne po përgatitemi që nëpërmjet menaxhimit tonë, të nxjerrim kompanitë në bursë. Duhet të rregullohet kuadri ligjor. Kjo është një gjë që po e diskutojmë, që për herë të parë kompania Balfin do të ketë shumë aksionerë, 10- 20 mijë shqiptarë do të bëhen pronarë të bizneseve të mia”, shpalli ai në fund të emisionit.



24 Comments

  1. Bushat, juve ju shkon ajo shprehja” rri ne nje vend e zgjidh mend” !! Mjafton te pyesje furnitoret qe kane furnizuar rrjetet e marketeve te Manes se sa fatura te pashlyera ju kane keto rrjete. Ben ping-pong shitblerjesh, ortakerish, ndrim Niptesh e lloj lloj gjerash tjera dhe nuk shlyen furnitoret. Kjo te kishte qene nje pyetje sic duhet Bushat, po te duash te besh pyetje si njeri i informuar!

    1. Hahahahaha ku i ke pare keto endrra qe te kesh fatura te pashlyera edhe te vazhdosh te kesh raftet plot? Si eshte e mundur qe ti i di keto nderkohe qe nuk ekzistojne keto furnitoret e pashlyer? Apo hajt bejm nje koment sa per te thene.

    2. Ketu nuk eshte fjala per “qytetarin digjital” te Berishes! Ketu ceshtja eshte me e thelle! A e dini se cfare i thane Tyson-it ne Amerike para se te ndeshej me Klichtkov? Keta te dy vellezerit ishin rritur me edukimin se ata ishin me te miret ne bote ,ishin kampione! Tere shteti sovjetik investoi per ta! Tyson y u be kampion ne moshen 18 Vjec! Tani nuk edi sesa qendron krahasimi por dua te them se Andi ishte nipi i Hysniut dhe djali i Bushatit! U rrit si “djale blloku”! Mendoni Berisha u dergua per t’i ndruar breket kur i mbushte! Pra i “madhi kardiolog”, presidenti i ardhshem i SHqiperise, ka luajtur rolin e dados per Andin. Por si “djalke blloku”,se bashku me Tosin,Avukatin,Ramen dhe shume te tjere ,u rriten si borgjeze, me mendimin qe ishin me te zgjuarit dhe me te edukuarit! Kush ka jetuar ne Tirane ne vitet 65 -80 e di shume mire se si dalloheshin keta “djemka dhe cuperlina te bllokut” dhe filloi urrejtja e popullit per ta. Pra, dua te them qe keta si Andi, kane nje ego shume te madhe! Ata dine gjithcka,jane me te miret,jane race e zgjedhur dhe shume “veti” te tjera qe i “gezojne” keta truthare! Karakteristike e tyre eshte te flasin! Te merren me Gosip dhe te Llapin e llapin e prape llapin! Pse i futi Enveri ne burg? Vetem se nuk u rinte goja rehat! Sala , i duket Andit si nje kukull ,qe duhet ta mbroje se ashtu e ka edukimin! E njef se sa dhe cfare truri ka Berisha! Por nuk ka cfare t’i beje Rames ndaj te cilit e ndjen veten inferior! Ketu duhet kerkuar edhe “urrejtja” e Andit! Edhe impotenca sigurisht luan nje rol shume te madh ne shperthimet e histerike te Andit! Nuk e di ne se arrita te spiegoj kete urrejtje pathollogjike te ish femijeve te bllokut! Edhe Sala i urren se e ka ditur dhe e di se “ata” e kane perdorur si sherbetor, si malesor qe eshte “besnik” dhe jo me shume! Falemnderit per mire kuptimin!

    3. Do te deshiroja te bej nje koment per keta “analistet” tane qqe dine gjithcka! Bushati me Yllin dhe Tosin ,e kane nga brenda urrejtjen te mbjelle dhe vaditur ne kohen e qoftelargut dhe Sales! Keta te tre edhe Zheji apo ndonje tjeter si Armando,cfare emer i bukur edhe ar edhe mandi e kane personalisht me Ramen dhe dalin jashte faze! Behen te neveritshem! Sa per “inatin” e Nazarkos :E para e punes Nazarko ka te drejte! Nuk po flas per Ramen ne se e ka drejte se si po qeveris! Te qeverisesh nje vend nuk eshte e lehte! Cfare dua te them eshte Zheji dhe emisioni i tij “i larter” sic thone nga Korca! Zheji eshte nje i mjere flas nga ana morale shpirterore! S’ka me keqe qe nje qenije humane te jete mercenar! Llum dhe llum! Per Dashin! Shehi eshte nje Pali Miska enverian dhe Dash baerishian! Dashi eshte aq gje e trashe sa Berisha e beri prape deputet! I te njejtit kallep eshte Murati! Ka akoma njerez me inteligjence te ulet qe nuk e kuptojne situaten ne Shqiperi! Ne ndryshim me keta te dy jane dy personazhe klasike te tranzicionit shqiptar! Dinake dhe finoke te me njerezit me negative jane Kastrioti dhe Ariani te vecante ne menyren e tyre! Na myti llymi! Na zarko ka inteligjencen e duhur si shume shqiptare te zgjuar por jo ta thote apo te shkoje tek poshtersia Zheji!

      1. Ore “Andi, jo Bushati” Koci mavri, e paske zene me Zhejin ku ne kete artikull behet fjale per nje emision tjeter, per ate te Rakipit, c’hyn Zheji ketu? C’te ka djegur kaq shume mor qyqar? Sa te paguajne atje tek Kryeminstria qe rri dhe ben komente ketu ? U bere ti te peshosh moralin shpirteror te Zhejit? Ti si vjen as tek thoi i kembes. Atehere nje pyetje kam per ty: si ka mundesi qe shume nga keta emra qe permende lart Zheji, Andi etj kane qene shoke femijerie, rinie me Edi Ramen tend dhe sot nuk jane me, por kritike te ashper te EdRames. Atehere i bie qe problemi eshte Rama. Thuaji bosit tend, po te kesh bythe, dmth Rames, te beje nje Lobotomi te lutem, mundesisht edhe ajo Linda e tij, te shpetoje ky popull nga ky Psikopat.

  2. Ky zoteria thote qe i kam sjelle 40 milione te ardhura shtetit shqipetar…Desha t’i kerkoja sa shites te vegjel kane dale pa pune, sa resurse te shqiperise te varfer shfrytezon, sa korrupsion per te mos paguar taksat ben, sa ka shtrmberuar ekonomine shqipetare per perfitimet e veta….etj etj ato 40 milione mund te ishin 400 milione nese ky qelbesire nuk do ishte…shoku i ngushte i Rames…

    1. Ku ta gjesh sikur te ishin te gjithe biznesmenat si Zamir Mane qe hap vende pune dhe paguan 40 milione euro ne vit. duhet te themi shyqyr qe ka njerez dhe biznesmena qe investojne ne Shqiperi, ne vend qe te veprojne si disa te tjere qe vetem vjedhin dhe investimet i bejne jashte.

  3. hallall ja boft zoti se i ka bo leket me djerse dhe ka ndihmu pafund njerez te varfet dhe pse se ka per detyr. ata qe e kan per detyr sbejn asgje

  4. Ha Ha Ha

    PERPLASJA ne TV????

    Te dy i bene FRESK Manes.

    Bushati ne menyre te trashe i beri Fresk.

    I kujtoi pallatin tek Ekonomiku , dhe harroi t’i permende PPP me Bashkine e Tiranes pee 28 Kateshin, ku bashkia do marre vetem parkimet, ne kembim te tokes, ose thene ndryshe asnje kat.
    ose as 10%

    Marreveshje me leverdi apo jo.

    2. Qershia mbi torte ishte pyetja e porositur ne fund. Bushati pyet, per nje projekt ndeerimi ku ambjentalistet jane te shqetesuar, pergjigja eshte qe nuk do ndertohet dhe se Mane eshte terhequr. Bushati habitet dhe pyet perseri, qe te degjojme perseri pergjigjen.

    Uau.

    Edhe Ylli beri Fresk, por me stil., sepse eshte Gazetar brilant.

  5. Ne qeverisjen e Berishes, te ishe i pasur dhe kundershtar i hapur i qeverise tij, ishte komode!
    Sot ne qeverine e Rames te jesh i pasur duhet patjeter te jesh i lidhur me pushtetin. Eshte sot e pa mundur qe i pasuri te deklarohet hapur kunder qeverise Rama. Eshte i falimentuar po e beri!Kete ngurrojne ta bejne dhe ato qe kjo qeveri po u heq perkrahjet sociale, pra buken e gojes. Sepse sot nuk eshte fare komode te dalesh kunder ketij pushteti, perkundrazi, ke shume telashe…

  6. Nuk eshte “oligark”. Eshte drejtuesi i vertete i vendit, i ka te dy partite ne xhep dhe ka blere jo vetem te shkuaren por edhe te ardhmen. Edhe Veliaj edhe Basha jane komplet zara te Zamirit dhe miqve te tij.

  7. Pse si shkoni ne thelb muhabetit?
    Kush ka qene i ati i zamirit? Pse i kap te gjithë politikanet per koqesh dhe i binden? Sepse babai i ketij zoterise nëpërmjet disa dosjeve të sigurimit dhe agjensive rajonale kontrollon ato 7 kokat e vërteta aty ne Shqipëri! Presion dhe frike!

  8. Une kisha vetem nje pyetje per Samir Manen . Pse ke nevoje te dalesh ne tv ? Pse dole mbreme? Per cfare? Ndersa Bushatit dhe Rakipit : pse shmanget pyetjen per kullen qe do ngreje me kastratin te kendi i lojrave. 2. Pse nuk pyetet per resortin e hamalles ku ka nje histori te dyshimte pronash per cka u vra dhe avokati vlonjat ne nje vrasje mafioze? Pse nuk e pyeten nese kryeministri Rama ka qendruar apo jo nje nate ne pallatin / shtepine e Manes. Pse nuk e pyetem se sa eshte shifra totale e kredive dhe a ka probleme me bankat? Pse nuk e pyetem – pse u terhoq nga aksioner i Credins ca vite me pare dhe cfare ndodhi me kompanine celulare Plus. Pse nuk e pyetem – cfare eshte nevoja e festave stil oligarkesh ballkani ne Turqi ku mori me vete nje grup vipash mediatike e biznesmene? Pse nuk e pyetem a pati ndihmen e Bodes e Berishes kur bleu token e vilave ne lunder dhe si e perdori shtetin atehere per tja u blere fshatareve per 5 lek ate toke. Pse nuk e pyeten – a ka ndihmuar Mane me lek borxh Vjollcen e Top Ch dhe a ka Mane interes per te blere aksione ne TopCh? Se gjysma e programit shkoi : a je apo nuk je oligark ? ( per kete mjaftonte nje dokumentar zvicerian qe eshte bere per Manen . Oligark e shkuat oligarkut) .

    1. I permenden me keq se Hamallajn, sic eshte Palasa. Ja permenden 7-xhuxhat, plus pallatin qe po mbaron.

      Ky “pidhsomlliku” qe i shesim tangerllek atyre qe po bejne sadopak kete beteje, ne vend qe ti ndihmojme e ta cojme me tej, ju kerkojme llogari se pse nuk e kane bere betejn fiks sic e deshem ne.

      Nqs dini dicka me shume a me mire, sot me internetin nuk eshte e veshtire ti besh publike.

  9. Kjo intervista e Manes i sherbeu qellimit te emsionit ku me nje gur hajde vrasim dy zogj. Me kete rast, Mane u pyet vetem pse ke ngritur pallat apo hapur shopping. Nuk u pyet per borxhet qe merr neper banka, per spekullimet qe ben me hapje dhe mbyllje dyqanesh, nese ka nje plan dhe historik biznesi, si ka arritur deri ketu, dhe nese eshte perfshire edhe ai ne trafiqet e droges?! Duke e shpetuar Manen nga keto pyetje, e shpetuam edhe Lali Erin. Lali i gjore, sipas llogjikes se Bushatit qellimet i paska te mira, mirepo jane disa ndertues qe e bezdisin ca duke e shtyre te japi nja 2-3 leje ndertimi. Dhe ketu fshihet e verteta e madhe: qe ne Tirane po pastrohen ne menyre te frikshme te ardhurat e viteve te fundit nga hashashi dhe kokaina, duke ndertuar kulla gjigande qe jo vetem nuk i duhen as dreqit, por qe me teper e kthejne kryeqytetin ne nje germadhe te pabanueshme!!! Me gjithe respektin per gazetaret e djeshem, por si Bushati ashtu edhe Yll Rakipi jane ne konflikt interesi persa i perket ndertimeve. Ylli i pari sepse fal lidhjeve te ngushta te dikurshme me Ramen ngriti gjithe ate dero kulle tek shkolla 11-Janari dhe Bushati i dyti qe i ben reklame tek portali i tij Park Gate qe do ngrihet ne Tirane nga « oligarku i mbrendshem » Mane me leje te dhene nga Lali Eri… Ah mjer ky milet qe vazhdon ta haje sapunin e rilindjes per djathe!!!

  10. Y.Rakipi si gazetar, e ben pyetje Manes, oligarkut. Po sikur ti themi Rakipit ti nga e nise ? Nga nje shesh ndertimi i dhene nga nje ish krye, qe te mbyllte gojen e gazetes “Albania”. Dhe pastaj mos ik apo mos kujto thenien e Konices per Shqiperine.

  11. Bushati qe para 3-4 ditesh i bente reklame nderteses se Manes tek lapsi.al dhe qe dje kishte marre pozicionin e djalit rrebel.

    Nderkohe Rakipi si gjthmone ne rolin e tij prej shqiptari mesatar qe i di gjonat me te degjume, romapertoma

    Dhe Mane ne rolin e vete prej njeriu me nje formim mesatar kulturor, por me nje nuhatje per biznes dhe mjaft i sinqerte per te shpjeguar gjerat nen kendveshtrimin e tij “te pafajshem”.

    Nje puntate pacavure.

    Gazetari pacavure.

    Duhet te reformojme kete te ashtequajtur “oligarki”, por edhe kete gazetari pacavure.

    Dje m’u duk sikur po shikoja ate filmin “Dumb & Dumber” me Jim Carrey-in.

    Tmerr!

    Po transformohemi ne nje shoqeri debilash.

  12. Zami Mane ka diktuar Studimin urbanistik te Farkes ku gjendet Rolong Hills.
    Ne ate zone, nen ndikimin e tij eshte kufizuar mundesia e ndertimit saqe praktikisht eshte e pamundur te ndertosh nje shtepi, edhe pse ke nje toke ne pronesi. Kjo per dy aresye; per te ruajtur monopolin e ndertimit te Miqve (Mane, Papuli,Nano) si dhe tokat rreth e qark ti sherbejne planeve te Miqve si Park Natyror i Ruajtur nga Studimi Urbanistik. Ndikimi i tij ka shkuar deri aty sa inevstitore per te ndertuar ne zone duhet ti marrin atij aprovim.
    Vendosjani vete emrin.

  13. Leja e Green Coast eshte firmosur vetem 30 dite pasi kompania investirore eshte regjistuar ne QKR.
    Ne vetem 30 dite jane kryer keto procedura:
    licensimi i kompanise,
    rinovimi i Kartelave te Pronesise ne hipoteke,
    nenshkrimi i kontratve me pronaret e trullit,
    rregjistrimi i kontratave me pronaret e truallit,
    projekti arkitektonik,
    stumi mjedisor… e shume procedura te tjera qe nje Kompani tjeter do duhej nje vit ti kryente.
    Pastaj shqyrtimi dhe dhenia e kejes nga KRRT-ja e Kryemistrit.

  14. ore keto kritika ndaj ketij njeriu edhe qendrojne ,por kush ishte qellimi i daljes ne TV?Ky ne fund tha , une dua qe shqiptaret te behen bashkpronare me mua duke me blere aksione dmth do lek dmth piramid moderne ,ky ishte qellimi dhe keta gazetaret e luajten bukur lojen ,hapni syte popull dhe mos u genjeni.

  15. Me Green Coast Mane ka zaptuar jo vetem token por edhe gjithe plazhin. Asnje nuk i kekon llogari se me cte drejte ka vene traun dhe nuk lejon asnje te kaloje ne plazhin e Palases se vjeter!!

  16. Nje shtet i pjerdhur me te tera na paska nje biznesmen kaq korrekt?! Prove na qenka se paguan 40 miljon apo 50 miljon. Pyetja eshte a i paguan detyrimet qe te takojne apo jo? Zoti Mane ka qene mik per koke me ish guvernatorin Fullani! A eshte objekt hetimi ky fakt,sic do te ishte ne cdo vend te botes apo mjafton qe t’i bejme pyetjen je apo s’je oligark! Se fundi gojet e liga thone se TOP CHANNEL, tani “i ka kaluar” zotit Mane (de facto). Duket pak si pretendim i marre qe gazetaret e tij t’i kundervihen te zotit te qenve!

  17. Kete radhe keni qene te papergatitur komplet. Gjithsesi nje skeme e nxorri si padashje Mane se si veprohet ne kete raste. Lejen e ndertimit e merr nje “firme” tjeter dhe ja shet Manes. Minieren e blen nje “firme” tjeter dhe ja shet po Manes. Direkt del i lare gjithmone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *