• |
ide | kryesore

‘Piramida’, gjykata e Sarandës lë në burg bandën e drogës

Lajme, Të fundit



Nën masa të rrepta sigurie është zhvilluar sot seanca për caktimin e masës së sigurisë për 12 të arrestuarit e operacionit “Piramida” gjatë së cilit u godit një grup i trafikut të drogës nga Saranda në Greqi. Gjatë seancës së sotme, gjykata e Sarandës ka vendosur të vlerësojë të ligjshëm arrestimin dhe të caktojë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 12 të dyshuarit, Ajas Lile, Altin Sakaj, Kastriot Muka, Armand Kociu, Fatjon Dule, Mario Zybo, Afron Halili, Osman Halili, Enea Duro, Emilio Mehmeti, Torio (Viktor) Ruci dhe Eristjan Bejko.Të dyshuarit përfaqësoheshin nga avokatët Flamur Lazaj, Verdi Haderi, Julian Sinomati, Leze Zisi, Aurel Kurani, Noreta Kalcuni, Agim Ahmeti e Marsela Aliaj. Për këtë grup janë edhe 4 shtetas në kerkim policor.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *