• |
ide | kryesore

Qeveria nën presion për marrëveshjen me kufirin detar, çfarë u tha në takimin me deputetët

Lajme, Të fundit



Pas daljes nga takimi me Ilir Metën, deputetët e PS, PD dhe LSI morën mesazhin që kreu i shtetit do t’i mbetet në çdo rast vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kufirin me Greqinë.

Mesazhin e ka marrë tërthorazi edhe Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, që në seancën e Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme lëshoi thumba dhe ironi ndaj presidentit, megjithëse i ka kërkuar autorizimin për negociatat.

Në dalje të takimit, deputetët folën për bisedën me Ilir Metën, i cili i kishte informuar për qëdrimet e tij për këtë çështje.

“Presidenti i përgjigjet detyrimit për t’i qëndruar fort vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk dua të hyj në detaje sepse ka dhe një lloj konfidenciaiteti, takimi, por shqetësimi që ngritëm ne si opozitë ishte mungesa e transprencës: Pse kjo mungesë transparente dhe a ka arsye për të fshehur diçka?” tha Paloka pas takimit.

Ndërkohë kreu i shtetit njoftoi se në takim kishte informuar deputetët për qëndrimet e tij, por duke “nënvizuar se për arritjen e një marrëveshjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, kërkohet bashkëpunim dhe seriozitet nga të gjitha institucionet”.

Mes Presidentit Ilir Meta dhe Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme marrëdhëniet janë acaruar për shkak të autorizimit që kërkoi Bushati për negociatat me Greqinë. Presidenti e ka kthyer dy herë për plotësime të mëtejshme kërkesën e Bushatit. Sa më shumë kohë kalon, aq më pak gjasa ka që marrëveshja për detin të mbyllet në prill, kur është parashikuar vizita e Aleksis Cipras në Korçë.

Mimi Kodheli, kryetarja e Komisionit të Jashtëm, deklaroi pas takimit të deputetëve me kreun e shtetit Ilir Meta tha se “Ramë dakord për nevojën absolute që kjo marrëveshje të mos dështojë duke pasur paraysh momenti nhistorik që Shqipëria po kalon, nevojën që ka për të hapur negociatat me BE; këto janë elementë që e bëjnë këtë marrëveshje më të rëndësishmen e qeverisë shqiptare me qeverinë greke”.



1 Comment

  1. Po me cudisin keto deklarata te deputeteve.Duhet thene vetem;Ministri jashtem,nuk don tja dije per presidentin,por ama Presidenti,i tregoi kufijt tek thana.I tregoi se deri ku e ka kutin,qe mund te levize.Itregoi se si duhet te punohet ne nje shtet parlamentar,bile indirekt i tregoi se shteti demokratik,nuk drejtohet nga pervesiteti,paaftesite,mendjemadhesite,militantizmi,e sidomos nuk eshte kuplara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *