• |
ide | kryesore

Si u grabitën 2 milion lekë nga banka në periferi të Tiranës

Lajme, Të fundit



Dega e një banke të nivelit të dytë në Tiranë u grabit rreth orës 03:50 minuta të mëngjesit nga persona të armatosur. Shuma e saktë e parave të grabitura nuk bëhet me dije nga policia, por raportohet se atuorët ikën me rreth 2 milionë lekë të vjetra me vete.

“Me datë 02.03.2018, rreth orës 03:50, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, pranë urës së “Limuthit”, persona të paidentifikuar kanë hapur me forcë derën e një filiali banke dhe kanë tentuar të vjedhin kasafortën”.

3 persona të maskuar dhe armatosur kanë kërcënuar dhe dhunuar rojen dhe më pas janë futur brenda në filialin e bankës.
Pika që u grabit ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës pranë një biznesi. Këto janë filiale të vogla që qëndrojnë pranë bizneseve. Pak kohë më parë është grabitur edhe një tjetër filial, i Brunesit po në autostradë.



1 Comment

  1. shoket e rames po bejn dhe do te bejn kerdi tani,pasi ju kapen 180 ton kokain.per te zavendesuar keto rama llojit anonimus,i pa emer,astrit etj do ju jap vetem lesh negjmije pa kokain,dhe lekur zhelesh te baba takut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *