• |
ide | kryesore

Takim i fshehtë Vuçiç-Thaçi në Sofje: Dialogu i lartë për Kosovën nis ndryshe

Lajme, Të fundit



Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe homologu i tij i Kosovës, Hashim Thaçi janë takuar në Sofje, pikërisht në vendin ku ndodheshn kryeministrat e Ballkanit Perëndimor dhe krerët më të lartë të Bashkimit Europian.

Siç bën të ditur B92, ka qenë Vuçiç që ka shpjeguar se dialogu i nivelit të lartë ka nisur tashmë për ta mbyllur çështjen e Kosovës.

“Ne biseduam mbi atë se kur duhet të nisë dialogu dhe përpjekja për ta zgjidhur çështjen e Kosovën”, tha Vuçiç.

Siç mësohet, dy krerët e shtetit janë takuar kokë më kokë dhe më pas edhe në praninë e kryetarit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.

Siç bëjnë të ditur mediat serbe, në fillim është filluar puna me gjënë më problematike, vijën kufitare. Thaçi dhe Vuçiç kanë folur për kufirin përfundimtar mes Kosovës dhe Serbisë.

Por detajet e bisedës janë absolutisht sekret dhe është urdhëruar nga Brukseli se deri në arritjen e marrëveshjes nuk do të ketë asnjë dalje për publikun.

Diskutimet mes Vuçiçit dhe Thaçit janë kryer në një lehtësim apo “begenisje” që kryeministri i Bullgarisë, Boris Borisov ka bërë që mysafirët e tij të ndjehen “rehat”.

Tani u thye akulli dhe palët do të nisin një seri takimesh në javët në vazhdim. Si Vuçic ashtu edhe Thaçi e kanë dhënë Ok-in e tyre.

Por mbi këto negociata mësohet se nuk do të dalë qoftë edhe një presje. Gjithçka do të bëhet e izoluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *